Jeni në dilemë si të visheni
për Shën Valentin? Ja disa ide

Jeni në dilemë si të visheni<br />për Shën Valentin? Ja disa ide
14 shkurti festa e të dashuruarve, zemra, trëndafila, çokollata, dashuri. Janë këto kryefjala e ditës së Shën Valentinit.

Por, në këtë ditë kushtuar dashurisë duhet të dish edhe si të vishesh dhe kjo është një nga pyetjet që shumë vajza kanë në mendje.

Çfarë të vesh për Shën Valentin? Le të lëmë menjëanë cinizmin dhe të pranojmë se të gjitha vajzat duan të duken ndryshe në këtë ditë speciale.
 
Në këtë shkrim ju japim disa ide sesi të kuroheni për look-un tuaj:
 
Fustan nate, mund të jetë një veshje e guximshme por shumë seksi. Por një zgjedhje e tillë është e përshtatshme nëse jeni në nisje të një lidhje. Por mos harroni të merrni diçka për t’u mbuluar sepse është ende shkurti.
 
Veshja e dytë, pantallona me bel të gjatë dhe me një bluze të shkurtër, sigurisht edhe një pallto. Një veshje super chic dhe trendy.
 
Propozimi i tretë, veshur me të kuqe. E guximshme? Pa merak është Shën Valentini, nëse jo sot kur?
 
Për më tepër e kuqja është ngjyra e dashurisë por edhe e pasionit. Me një veshje të tillë dërgoni një mesazh të fortë.
 
Së katërti,
një fustan i shkurtër i zi super chic: fustani i zi i cili të rri mirë dhe gjithmonë të bën të ndihesh perfekte. Mos harroni ta theni të zezën me një shall ose me bizhuteri që shkëlqejnë.
 
Së pesti nëse jeni mësuar me një veshje casual mund të vishni një bluzë me një stamp kushtuar Shën Valentinit.

Një fundi i gjerë apo i gjatë është shumë në modë dhe të ndihmon të mos merresh me shumë detaje.
 
Fund i gjatë me çizme, shumë elegante, por me një thurje sensual. Mund të përdorni edhe këpucë normale por edhe me atlete.
 
Fundi apo fustani i shkurtër është një tjetër zgjedhje.
 
Së fundmi nëse doni të jeni romantike dhe klasike zgjidhni një veshje shumë femërore, sigurisht mund të zgjidhni të zezën dhe të kuqen.

[gallery]21024[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi