Kanë 9 muaj që janë të lidhur por kanë preferuar ta mbajnë të fshehtë romancën e tyre. Përpara se Jennifer Aniston të mbante një fjalim për filmin e tyre më të ri Wanderlust, aktori Justin Theroux e ka puthur atë në buzë.
Theorux ishte ulur pranë të atit të aktores 43-vjeçare, John Aniston dhe dukej shumë i lumtur. Aktorja hollivudiane Jenn Aniston shkëlqente me fustanin e saj Tom Ford. Ajo është fotografuar duke u puthur në buzë edhe me babanë e saj.