Dita e Falenderimeve në Amerikë mbledh bashkë famijarë dhe miq për të falënderuar për gjërat dhe begatinë që kanë.

Shumë prej yjeve të ekranit kanë postuar foto në rrjetet sociale dikush pranë familjes e dikush tjetër pranë miqve.

Aktorja e njohur Jennifer Aniston duket se gëzon një miqësi të mirë me këngëtarin Ed Sheeran.

Sipas Us Weekly ata së bashku me një grup miqsh kanë kaluar festën së bashku.

jennifer aniston

Sipas mediave të huaja është pak i paqartë fakti që aktorja dhe këngëtari janë miq.

Por më herët Ed kishte postuar një foto të tijën dhe të mikes së Jennifer, Curtneney Cox ku kërkonte që fansat të votonin këtë të fundit në “People's Choice Awards”.

Meqë Courteney është aktore së bashku me Aniston në serialin “Friends”, mund të ketë lindur kjo miqësi mes Sheeran dhe Jennifer.

Sheeran është gjithashtu mjaft mik me këngëtaren Taylor Swift.

Edhe pse ka pasur spekulime se ata kanë pasur një lidhje gjithçka është mohuar nga Ed.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)