Aktorja e njohur Jennifer Aniston ishte lodhur nga flokët e saj të gjatë prandaj vendosi ti priste ato dhe ti bënte të shkurtra.

Të hënën ajo u fotografua me modelin e ri të flokëve në Los Angeles.

44 vjeçarja u shfaq “casual” veshur me një palë xhinse, një xhaketë, ndërkohë që kishte vënë dhe një palë syze.

“Unë e bëra këtë gjë. Ndjehem më mirë. Ndjehem më e lehtë”, ka thënë Aniston pas vendimit për të ndryshuar pamje.

jennifer aniston

Aktualisht aktorja bukuroshe po shijon romancën me të fejuarin e saj Justin Theroux.

Më tej ajo ka shpjeguar se është nga ato femra të cilat bëjnë gjithçka që floku të ripërtërihet dhe të jetë sa më i shëndetshëm.

“Është mirë të ndryshosh ndonjëherë”, ka shprehur 44 vjeçarja, e cila ndihet shumë mirë me pamjen e re.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)