Bukuroshja e serialit ‘Friends’ ka bërë një reklamë bardhë e zi për Glaceau, imazhi i të cilit është që nga viti 2010. Ndryshe nga reklama ku vipat shfaqen sensuale dhe provokuese, Aniston ka zgjedhur të vijë ndryshe. Në këtë reklamë të ujit mineral bukuroshja 43 - vjeçare, shfaqet e bukur dhe e thjeshtë. Ajo kohët e fundit i është përkushtuar shumë edhe lidhjes së saj me aktorin e mirënjohur Justin Theroux. Lidhja e tyre pritet të kurorëzohet së shpejti me martesë.

Su/ Shqiptarja.com