Jennifer Garner thyen heshtjen, ndarja
nga Ben Affleck dhe tradhëtia me dadon

Jennifer Garner thyen heshtjen, ndarja<br />nga Ben Affleck dhe tradhëtia me dadon
Jennifer Garner ka thyer më në fund heshtjen lidhur me divorcin nga bashkëshorti Ben Affleck. Aktorja hollivudiane pohoi se ajo dhe Ben kanë qenë të ndarë për disa muaj, përpara se të qarkullonin fjalët për një lidhje me dadon, duke pranuar kështu që nuk ishte dadoja ajo që solli ndarjen mes tyre.

Në një intervistë për Vanity Fair Garner u shpreh: “Lejomëni t’ju them diçka. Ne kemi qenë të ndarë muaj përpara se unë të mësoja për dadon. Ajo nuk kishte lidhje me vendimin tonë për t’u divorcuar. Nuk ishte pjesë e ekuacionit”.

Sidoqoftë, pavarësisht ndarjes, aktorja e cilësoi Ben si ‘dashurinë e jetës së saj’, edhe pse insistoi se nuk do të pajtohen.

“Unë nuk u pajtova me një yll filmash, unë u martova me atë. Po të kthehesha pas në kohë do të merrja sërish të njëjtin vendim. Ai është dashuria e jetës time. Ç’mund të them për këtë? Ai është personi më i shkëlqyer në çdo vend, më karizmatiku, më bujari. Kur dielli i tij ndriçon mbi ty, ti e ndjen. Por kur dielli ndriçon diku tjetër, bën ftohtë. Ai mund të shkaktojë goxha hije. Gjëja më e rëndësishme janë fëmijët- dhe për ta biem dakord për gjithçka. Sigurisht, humba një ëndërr për të kërcyer me tim shoq në dasmën e vajzës tonë, por duhet të shihni fytyrat e tyre kur ai hyn nga dera. Dhe kur sheh fëmijët e tu që duan dikë aq shumë, atëherë do të bëhesh mik me atë person”.
jennifer garner
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'