Këngëtarja Jennifer Lopez ka festuar 50 vjetorin e lindjes në një festë madhështore me plot 250 të ftuar. JLo ishte e shoqëruar gjatë gjithë mbrëmjes nga i fejuari i saj Alex Rodriguez, i cili e surprizoi me një makinë, Porsche GT3 e vitit 2019.
Festa përfshinte një darkë të kuruar në detaje, e plotësuar me lule orkide në mes të tavolinave, dhe një tortë të stërmadhe, rreth së cilës, të gjithë të ftuarit i kënduan këngën e ditëlindjes yllit të pop-it.
Festa zgjati deri në orët e para të mëngjesit dhe u finalizua me një spektakël fishekzjarresh.
Këtë herë ishte Jennifer ajo që praktikisht u bë publik para performancave të kolegëve të saj, të valltarëve, por edhe të dy binjakëve të saj, Max dhe Emme, të cilët surprizuan të ëmën me këngët e tyre.