Jennifer Lopez i shkruan DiCaprio-s
"Dua të çlirohem", ja përgjigjia e tij

Jennifer Lopez i shkruan DiCaprio-s<br />"Dua të çlirohem", ja përgjigjia e tij
Jeni kuriozë të dini çfarë marrëdhënieje kanë artistët mes tyre, si flasin, cila është gjuha e tyre e komunikimit? Këtë e zbuloi Jennifer Lopez e ftuar në emisionin e famshëm Late Show me James Corden.

Pasi kënduan ‘karaoke’ në makinë çdo këngë që ndodhet në repertorin e këngëtares dhe jo vetëm, Corden ‘shtiu në dorë’ telefonin e 46-vjeçares dhe nisi të eksplorojë listën e kontakteve.

Mes shumë emrave të njohur si Fergie, Iggy Azalea apo Leonardo DiCaprio, moderator zgjodhi t’i dërgojë një mesazh provokues këtij të fundit në emër të Jennifer. "Hej zemër. Ndihem sikur dua të çlirohem pak. Ndonjë sugjerim, ma bëj me dije. J.Lo (e di ti, nga blloku). Pa miratimin e Lopez dhe me një gjuhë shumë të ndryshme nga ajo që këngëtarja përdor, mesazhi u dërgua, për të marrë një përgjigje pak të papritur…ose jo.

“Sot boo boo? Club wise?” u shpreh aktori që rrëmbeu një Oscar me interpretimin e tij tek “The Revenant”, duke mos e kuptuar që mesazhi ishte në fakt një lojë.

Oh asgjë e veçantë, thjesht një komunikim shumë normal mes dy prej personazheve më të famshme NE BOTE!
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'