Jep dorëheqjen administratori i Vllaznisë, Benjamin Nako

SHKODËRVllaznia e këtij sezoni duket e pandalshme pavarësisht se kundër Tiranës, kampiones në fuqi, golin e fitores 3-2 e realizoi në minutën e 97. Gjithsesi në klubin shkodran nuk ka patur vend për shumë festë, pasi menjëherë pas ndeshjes administrator Benjamin Naku ka dhënë dorëheqjen, e pranuar nga këshilli bashkiak.

Vetë Naku deklaron se ka shkuar në këtë pikë për shkak të konflikteve me sponsorin Alban Xhaferri, ndërsa saktëson se sipas ligjit ky i fundit nuk mund të hiqet si president i Vllaznisë, pasi kompetencat nuk e lejojnë, ndërkohë që pretendon se kontributi i Xhaferrit ka qenë shumë i vogël në krahasim me bashkinë.

"E kam pranuar me shumë dëshirë detyrën e Administratorit të Klubit të Futbollit “Vllaznia” sh.a., duke e ndjerë veten të nderuar, por edhe duke ndjerë përgjegjësinë që të jap kontributin tim në funksionimin e përditshëm të Klubit të dashur për të gjithë ne.

Megjithë detyrimet e tjera profesionale, si pjesë e Këshillit Mbikqyrës të mëparshëm, kam qënë në dijeni të vazhdueshme të problematikave të Klubit dhe jam munduar të jap kontributin tim modest në funksionimin e rregullt të tij.

Situata e krijuar së fundmi si dhe deklarimet e Sponsorit të Klubit, z Alban Xhaferi, dua të sqaroj opinionin për sa më poshtë.

1.Struktura ligjore e KF Vllaznia, si shoqëri tregtare me objekt sportiv, funksionon bazuar në Ligjin nr. 9901, datë 14.04.2008, i ndryshuar. Ky ligj përcakton si drejtues të tij vetëm Këshillin Mbikqyrës dhe Administratorin. Duke respektuar maksimalisht kontributin e z.Xhaferi, ai mbetet nje sponsorizues i aktivitetit sportiv të KF “Vllaznia” dhe në asnjë mënyrë nuk mund t’i jepen kompetenca të “presidentit” apo administratorit, sepse ligji nuk e lejon një gjë të tillë. Përgjegjësia ligjore, administrative dhe drejtuese mbetet vetëm e administratorit dhe e strukturave të miratuara nga ai dhe Këshilli Mbikqyrës.

2.Lidhur me Marrëveshjen Kuadër “Për Sponsorizim, Bashkëpunim dhe Partneritet në fushën e sportit”, që është firmosur nga Bashkia Shkodër me z.Xhaferi, si përfaqësues i ALBAPHOTO shpk – distributor i autorizuar i FUJIFILM, ajo nuk mund të zëvendësojë bazën ligjore të funksionimit të një shoqërie tregtare me kapital 100% publik, siç është KF “Vllaznia” sh.a. dhe aq më pak, ta kundërshtojë atë, sepse do të bënte të pavlefshme juridikisht zbatimin e saj dhe vendimeve të marra bazuar në të.

3.Dua të sqaroj opinionin shkodran se në projekt-buxhetin e vitit 2021 për KF “Vllaznia” sh.a., Bashkia planifikon një mbështetje prej 60 milion lekësh, ndërsa Sponsori 20 milion lekë. Ndërsa gjatë vitit 2020, deri në momentin e këtij njoftimi, Bashkia Shkodër e ka mbështetur KF “Vllaznia” me një buxhet prej 44 milion lekësh, ndërsa Sponsori ka dhënë 3 milion lekë. Ndërkohë, Sponsori ka vendosur emrin e vet ne kostumet sportive të ekipit të parë dhe të Akademise, si dhe ka marrë në përdorim gjithë hapësirat e reklamës në stadium, që vlejnë shumë më tepër se sa kontributi i tij financiar.

4.KF Vllaznia po hyn në proçes ligjor privatizimi dhe në këto kushte, duhet që të krijohen hapësira të barabarta ligjore për të gjithë të interesuarit dhe duhet ndjekur një proçedurë e saktë që eleminon ankimimet eventuale nesër për parregullsi ligjore.

I gjendur përballë kësaj situate që me datë 17.11.2020 i kam paraqitur dorëheqjen time te parevokueshme Këshillit Mbikqyrës të KF ''Vllaznia''. Arsyeja që sot bëhet publike është që të ruhej klima dhe përqëndrimi i ekipit tek ndeshja e sotme me ekipin e ''Tiranës''. I lumtur në maksimum, ashtu si çdo shkodran tjetër, e kam shijuar fitoren e sotme ndaj Tiranës. Largimi im nuk do të thotë se largohem nga Vllaznia. Me mendje e zemër do jem gjithnjë pranë saj, për ta mbështetur e suportuar si në raste gëzimesh, por edhe kur ajo të jetë në momente të vështira. Motoja ime e jetës sportive por edhe më pas ka qenë gjithmonë: ''Unë s'kam zemër, unë kam Vllazni''! Dhe kështu, do të jetë përgjithmonë...

Në përfundim dua të falenderoj të gjithë bashkëpuntorët pjesë e strukturës së KF "Vllaznia" të cilët me  përkushtimin e tyre (megjithëse kanë 6 muaj pa marrë rrogat) krijojnë kushtet e nevojshme për mirëfunksionimin e klubit", shkruan ai.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • taip: 22/11/2020 13:08

    nje nga qenerit e fundit te volltana dhembthyeres dha shpirt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sfida kundër Manchester Cityt, trajneri motivon Brojën: Konkurrenca i bën mirë ekipit

Sfida kundër Manchester Cityt, trajneri motivon Brojën: Konkurrenca i bën mirë ekipit