Jep dorëheqjen Drejtori i Teatrit
të Operas dhe Baletit, Ilir Kerni

Jep dorëheqjen Drejtori i Teatrit<br />të Operas dhe Baletit, Ilir Kerni
Jep dorëheqjen Drejtori i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Ilir Kerni. Burime për Shqiptarja.com konfirmojnë se Ilir Kerni e ka paraqitur dorëheqjen sot në orën 14:00 në Ministrinë e Kulturës.
 
Edhe pse akoma nuk dihet arsyeja e dorëheqjes, mësohet se shkak është bërë buxheti i ulët për TKOB dhe konfliktet me vartësit e tij dhe me zyrtarë në Ministrisë e Kulturës.
 
Të njëjtat burime theksojnë se kohët e fundit Ilir Kerni ka pasur debate me Drejtoreshën Artistike të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Abiguela Voshtina.
 
Ndërsa vetëm një javë më parë (22 korrik) përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Ilir Kerni paralajmëroi largimin, pasi ka shprehur pakënaqësi me buxhetin e akorduar për institucionin që ai drejtonte  "Me buxhetin më të ulët historik... shpenzimi mesatar për një shfaqje nuk kalon të 600 eurot, pra mund të hyjmë në rekordet Gines.
 
Vetëm Kosova, pa përmendur vendet e rajonit, ka 9 herë më shumë buxhet për programin artistik.Kemi kthyer mbi 200 milionë lekë buxhetit të shtetit, nga biletat, për rrjedhim shpenzimi mesatar del edhe më i ulët.

 Vetëm 28 muaj punë për të transformuar gjithcka, me punë, punë dhe vetëm punë"deklaronte ai dhe 8 ditë më pas paraqiti dorëheqjen zyrtare.

Ndërkohë që nga të tjera burime mësohet se Ilir Kernit i është kërkuar dorëheqja dhe shkresa për shkarkimin e drejtorit të TKOB ka qenë gati dhe do të miratohej në mbledhjen e të mërkurës së ardhshme të Këshillit të Ministrave. Me vendim e sotëm për largimin nga detyra, Ilir Kerni i ka paraprirë shkarkimit. 
 
Ilir Kerni u emërua Drejtori i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në 30 tetor të vitit 2013 menjëherë pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste.
 
Ilir Kerni është një nga mjeshtrit më të shquar të baletit shqiptar. Nga 1994-2013 ka qenë primo-balerin i Teatrit Kombëtar të Zagrebit, dhe për punë mjaft cilësore është dekoruar disa herë, si çmimi “Oskar Ormosh” dhe “Çmimi më i lartë në Kroaci” në 2002 për rolin e Mefistofelit në baletin “Fausti”, si roli më i mirë,
 
Në vitin 2005 iu besua detyra e baletmaestrit të trupës së Teatrit Kombëtar të Zagrebit. Gjatë karrierës së tij si balerin ka interpretuar me dhjetëra role të spikatura.

 
 
Statusi i Ilir Kernit në 22 Korrik
Gjerat e bujshme kurre s’i kam dashur, lutem pak vemendje per te njohur faktet !
 
Vetem 28 muaj pune per te transformuar gjithcka, me pune, pune dhe vetem pune.
 
Me buxhetin me te ulet historik... shpenzimi mesatar per nje shfaqje nuk kalon te 600 eurot, pra mund te hyjme ne rekordet Gines.
 
Kemi kthyer mbi 200 miljon lek buxhetit te shtetit, nga biletat, per rjedhim shpenzimi mesatar del edhe me i ulet.
 
Vetem Kosova, pa permendur vendet e rajonit, ka 9 here me shume buxhet per programin artistik.
 
Kjo eshte koha e pasionit, perkushtimit, shpreses dhe idealit te paster per Operan e vetme ne trojet shqiptare.
 
Falenderim me perulesi per artistet e mrekullueshem, stafin e produksionit dhe administraten perfekte.
 
Falenderim me perulesi per artistet famoz shqiptar ne bote, kontributi i te cileve ishte gratis ne ndihme te shtepise tone te perbashket.
 
Dhe sa e sa gjera te tjera jane bere...28 muaj pune gjigande.
 
Tkobap Albania e pakrahasueshme me asgje tjeter ne kete vend.
 
Ps. Fundi i pjeses pare !



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK/ U arrestua në Itali, kush është Arian Tuku, tentoi të vrasë Aleks Ndrekën e siguroi kushte për vrasjen e Durim Bamit

Operacioni i SPAK/ U arrestua në Itali, kush është Arian Tuku, tentoi të vrasë Aleks Ndrekën e siguroi kushte për vrasjen e Durim Bamit