Jep dorëheqjen kryetari i
Lëvizjes Vetëvendosje Ymeri
Albin Kurti kandidon për kryetar

Jep dorëheqjen kryetari i<br />Lëvizjes Vetëvendosje Ymeri<br />Albin Kurti kandidon për kryetar<br /><br>
PRISHTINE-Visar Ymeri ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje. Përmes një deklarate për mediat, Ymeri ka deklaruar se ka hequr dorë edhe nga të gjitha funksionet në parti. “Kam vendosur që të jap dorëheqjen e  parevokueshëm nga gjitha pozitat në Lëvizjen Vetëvendosje.  Është një prej vendimeve më të vështira që e kam marrë në jetë. Ka një kohë të gjatë që për më shumë se 1 vit që jemi duke u përballur me një problem që nuk e kam dëshiruar” deklaroi ai.

 

Mediat në Kosova flasin për një përçarje brenda radhëve të Vetëvendosjes që kulmoi me dorëheqjen e sotme. Pas dorëheqjes, Lëvizja Vetëvendosje është duke përgatitur procesin zgjedhor për pasuesin e Ymerit, ndërsa deri tani vetëm Albin Kurti ka konfirmuar kandidaturën. Lëvizja Vetëvendosje u themelua në vitin 2004 nga Albin Kurti. Deri në vitin 2010 kur u përfshi për herë të parë në zgjedhje për pushtetin qendror, kjo lëvizje nëpërmjet protestave dhe aksioneve ka kundërshtuar misionet ndërkombëtare në Kosovë dhe qeverinë e vendit.

Në zgjedhjet e përgjithshme të 11 qershorit të këtij viti Vetëvendosje arriti të fitojë 32 vende në parlamentin e Kosovës duke u bërë subjekti i parë në Kosovë ndërsa në zgjedhjet për pushtetin komunal fitoi tri komuna përfshirë dy kryesoret Prishtinën dhe Prizrenin. Kjo lëvizje tashmë ndodhet në krizën më të thellë që nga themelimi i saj dhe sipas vëzhguesve një ndarje brenda saj do të zbehte edhe forcën e saj në të ardhmen.

 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë