Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Lezhë, Arben Ndoi është dorëhequr nga posti i tij. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryetari me anë të një statusi në facebook.
Ndoji deklaroi se dorëheqja e tij ka ardhur si shkak i frymës negative që i pengonte mbarëvajtjen e punës nga demokratët e kapur në PD-në e Lezhës. Sipas tij, gjendja e partisë demokratike dhe përfshirjes së një pakice duke ndikuar negativisht brenda partisë.
‘Të nderuar Antar të PD dega Lezhë!
Në pamundësi t’ju kontaktoj sejcilin prej jush, po ju komunikoj se dje i kam kërkuar zyrtarisht Kryetarit të PD së Shqipërisë z.Sali Berisha Dorëheqjen nga pozicioni i Kryetarit të degës Lezhë.
Të nderuar miq!
Disa muaj më pare kërkova prej jush besimin për të qenë Kryetari i PD Lezhë.
Situata në të cilej ndodhej Partia Demokratike ishte më e rënda prej 31 vitesh. Dhe unë besova se mund të bëj diçka për rregullimin e situates brenda PD, të paktën lokalisht. Edhe pse vetë nuk ndjeja dhe as nuk ndjej asnjë përgjegjësi për situatën në të cilën dodhet sot Partia Demokratike.
Dhe ju të nderuar antar iu përgjigjet fisnikërisht dhe pozitivisht thirrjes time për të më votuar.
Edhe pse persona të caktuar në Lezhë dhe Tiranë lobuan fuqishëm që emri im të mos vinte si kandidaturë për Kryetar nga Tirana.
Edhe pse isha prej 3 vitesh një i papunë, pa asnjë biznes apo aktivitet privat, pa prona apo inetresa të caktuara, me 25 Prill 2022 ju votuat masivisht për mua.
Votuat për mua thjesht se isha një prej jush qysh prej 11 shkurtit 1991.
Votuat për mua pasi aq kohë sa kam ushtruar funksion zyrtar në administratën shtetërore, kam pritur e përcjellë, duke e trajtuar me gjithë dinjitetin e duhur çdo person që ka trokitur në zyrën time.
Votuat për mua edhe pse që prej vitit 1990, kur kam përfunduar studimet e larta, kam 11 vite i papunë, thjesht për arsye politike.
Votëbesimi juaj më dha një sadisfaksion që jo shpesh i ndodh në jetën e një personi.
Kur kërkova votën tuaj premtova se do të jem me ju, pranë jush, në krye të aksionit opozitar në PD Lezhë.
Premtimi i pare që bëra mediatikisht sapo u zgjodha ishte se do bëj gjithë përpjekjet e mija për bashkimin dhe unifikimin e PD Lezhë. Kërkova bashkëpunimin dhe mbështetjen e çdo demokrati e demokrateje.
Por medalja ka dy anë. Në njëren anë jeni ju, janë antarët e thjeshtë të PD, të cilët ndër vite i kanë dhënë gjithçka kësaj partie.
I falenderoj të gjithë.
E nga ana tjetër janë një pakicë e vogël, të cilët kanë përfituar aq shumë prej PD. Shumica prej tyre të pa sprovuar asnjëherë me votë dhe pa asnjë aksion politik.
Pikërisht këta persona harxhojnë kaq shumë energji negative në një luftë të paprinciptë brenda llojit. Ndërkohë që për asnjë sekondë nuk i shikova të bëjnë opozitë ndaj kundërshtarit politik, Rilndjes, e cila qeveris pothuaj prej 10 viteve Shqipërinë.
Për fatin e keq disa nga këta servilë, hileqarë, prapaskenistë, intrigantë, gjejnë terren dhe mbështetje nga apendikse të caktuara brenda PD në qendër.
Kjo ndikon në krijimin e një frymë negative dhe afekton mbarëvajtjen e punës brenda PD Lezhë. Dhe natyrisht kjo ka shkaktuar edhe një demotivim timin në kryerjen e funksionit tim si kryetar.
E mirëkuptoj edhe zhgënjimin e disave prej jush nga ky akt i dorëheqjes time.
Por në kushtet e pamundësisë për të ndryshuar këtë realitet, kisha vetëm dy alternativa: ndryshimin e karakterit tim në këtë moshë (56 vjeç) ose dorëheqjen.
Dhe ndërmjet këtyre dy alternativave vendosja pa asnjë mëdyshje të zgjedh këtë të fundit.
Duke konsideruar faktin se përballë kemi primaret për përzgjedhjen e kandidatit për Kryetar Bashkie, mendova se çdo vonesë në aktin e dorëheqjes time do ti kushtonte më tepër demokratëve Lezhjan.
Në këtë mënyrë ju do të keni kohën e mjaftueshme për të zgjedhur Kryetarin e ri.
E më pas të përzgjidhni kandidaturën për kryetar bashkie, që këtë herë, përveç votës tuaj do ketë edhe votën e simpatizantëve të PD.
Do të vazhdoj të jem një mik i juaji kurdoherë!
Me mirënjohjen më të thellë
Arben Ll. NDOI
Lezhë, më 5.10.2022
(Ky sqarim është për miqtë e mi demokrat)’- shkruan Ndoi.
Hajt ne te semrd ti bashke me Sali shpellarin!
Përgjigju