Situata në Dajç të Shkodrës vijon të jetë alarmante nga reshjet masive të shiut të rëna ditët e fundit. Forcat e Armatosura kanë transportuar këtë mesditë një emergjencë shëndetësore në këtë zonë.

Bëhet fjalë për një 27-vjeçar, i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin e Shkodrës nga FA, pasi ka shfaqur insuficencë respiratore.

Ndërkohë, Forcat e Armatosura vijojnë punën në terren për evakuimin e personave të rrezikuar nga uji, ku deri më tani janë evakuuar 20 banorë, si dhe janë transportuar 31 banorë dhe 65 krerë bagëti. Gjithashtu, janë dërguar nga Tirana edhe 6 mjete të kalueshmërisë së lartë.

d.c./shqiptarja.com