Kryeprokurorja kalon Vettingun, Arta Marku drejt mandatit 7-vjeçar

Kryeprokurorja Arta Marku rikonfirmohet në detyrë, pasi kalon me sukses procesin e Vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi një procedurë të thellë hetimi bazuar në 3 kritere, atë të pasurisë, aftësive profesionale dhe kriterin moral. Trupi gjykues vendosi rikonfirmimin në detyrë për Markun.

Vendimi mund të ankimohet në KPA nga subjekti i vlerësimit ose komisionerit publik brenda 15 ditëve. Seanca dëgjimore e një ditë më parë u shoqërua nga replikat mes përfaqësuesit të ONM, Theo Jacobs dhe avokates së kryeprokourores, Lirime Çukaj, lidhur me një ankesë të një qytetari, i cili është mbajtur në qeli me kërkesë të Arta Markut, pasi ishte ndaluar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Jacobs tha se paraburgimet në Shqipëri janë të tejmbushura dhe kjo edhe si rrjedhojë e rolit të prokurorëve në hetimin penal. 

Pas dhënies së vendimit nga KPK, avokatja Lirime Çukaj u ndal te lëvizjet e Arta Markut në Prokurori, pas vërejtjeve nga trupa e Vettingut një ditë më parë, të cilat kryetares së trupës së KPK, Suela Zhegu, nuk kishin dhënë rezultat. Sa i takon mbajtjes në burg të të ndalurit për drejtim automjeti në gjendje të dehur, Çukaj tha se politika penale ka qenë e ndryshme nga sa është sot. 

Politika penale ka qenë e ndryshme. Sa i takon komandimeve, ka një qëndrim të konsoliduar të Gjykatës Kushtetuese. Vendimi ishte i qartë. Në kuadër të kësaj fryme janë bërë edhe komandimet. Prokurorët e seancës janë të pavarur. Nuk ndikon dot prokurori i përgjithshëm për masat e sigurisë.

Lirime Çukaj, avokate mbrojtëse e Arta Markut në KPK

Arta Marku, ish-prokurore e Shkodrës u zgjodh kryeprokurore nga Kuvendi në 18 dhjetor 2017. 42-vjeçarja me origjinë nga Puka ka 17 vite punë në sistemin e drejtësisë. Ajo ka deklaruar një pasuri modeste, një apartament në Shkodër të blerë me kredi dhe një llogari të vogël bankare. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XXXL: 04/07/2018 20:58

    Rrofsh o Malo qe na fole, rrofsh o Malo qe ja e mblodhe. Si nuk doli nje mbeshtetes i sakte i SHQUP-it, te gjithe tru tallallash dhe Shqu-pisa jane.

    Përgjigju
  • Ilash: 04/07/2018 20:40

    Kryeprokurorja eshe me psuri modeste, e kualifikuar(17)vjet ne detyre prokurore, ka kerkuar nje vendim qe ta japi gjykata per burg te nje pijaneci drejtues mjeti qe mund te sjelli aksident ne cdo moment. Ne gjendjen e drejtesise qe kemi neve, me cv e saje nuk gjenden as 10 veta. Apo eshte veriore dhe e doni nga jugu si gjithmone.

    Përgjigju
  • Malo: 04/07/2018 12:59

    Katastrofe per drejtesine shqiptare Arta Marku eshte zgjatim I gjatoshit

    Përgjigju
  • Shpellar vicidoli: 04/07/2018 12:49

    Me habit fakti, qe shqupi nuk e ka shperndare helmin e tyre kundrejt kesaj figure.

    Përgjigju
    • altin tani: 04/07/2018 18:28

      nuk kane ku te ngecen se eshte e paster....se sikur nji gje te vogel te dinin e kishin bere beteje sic dine ata kriminelet.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë