Pas kalimit të procesit të Vettingut dhe rikonfirmimit në detyrë të kryeprokurores Arta Marku, një reagim ka ardhur edhe nga pala e Partisë Demokratike.
Nga selia blu për mediat doli deputeti Enkelejd Alibeaj, i cili e ka konsideruar si lajm të keq për reformën në drejtësi, rikonfirmimin e Arta Markut. Sipas Alibeajt, rikonfirmimi i Markut provon zbatimin e standardeve të dyfishta dhe se në vend të ligjit ajo ka zgjedhur t’i sherbejë Edi Ramës dhe interesave të tij mafioze.
Deklarata e plotë e Alibeaj:
"Ne e paralajmëruam dje këtë vendim politik të organeve të Vettingut, - tha Alibeaj, - pavarësisht se Arta Marku duhej të shkarkohej për mospërmbushje të kritereve të integritetit moral e profesional. Arta Marku duhet të ishte shkarkuar nga detyra për të paktën 5 arsye të forta, të argumentuara me fakte, të pakundërshtueshme.
1) Në 6 muaj në Krye të organit të prokurorisë, ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin, duke bërë emërime dhe komandime të paligjshme të prokurorëve, duke emëruar dhe shkarkuar drejtues prokurorie, në shkelje flagrante me kompetencat e saj ligjore.
2) Duke vepruar si prokurore politike, Arta Marku ka shkelur ligjin duke vendosur prokurorinë nën varësinë e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit.
3) Gjatë ushtrimit të detyrës si prokurore, ka kërkuar mbajtjen në burg të qytetarëve, jashtë kritereve që parashikon ligji.
4) Ka deklaruar ndërtime pa leje, në shkelje me ligjin, dhe pa justifikuar burimin e ligjshëm të financimit.
5) Në cilësinë e Prokurores në Shkodër, mbajti në burg në mënyrë të paligjshme një qytetar për 2 muaj e 13 ditë, duke i hequr lirinë në mënyrë të padrejtë.
Nëse procesi i vettingut nuk do të ishte i korruptuar politikisht, sot Arta Marku do të ishte shkarkuar nga detyra. Por kjo nuk ndodhi, sepse procesi drejtohet nga Edi Rama. Prandaj dhe kushdo që i shërben atij në sistemin e drejtësisë në shërbim të korrupsionit të Qeverisë së tij dhe krimit të organizuar, do ta kalojë vettingun dhe do të qëndrojë në detyrë.
Sot në Krye të Prokurorisë është një person i paaftë profesionalisht dhe që meritë të vetme të saj ka besnikërinë ndaj Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm!
Vendimi i sotëm i Komisionit të Vettingut provon zbatimin e standardeve të dyfishta, duke larguar këdo që Edi Rama ka futur në listën e zezë dhe duke mbajtur në sistem këdo që i shërben atij.
Partia Demokratike e konsideron konfirmimin në detyrë të kamikazes së Edi Ramës në Krye të Prokurorisë si një lajm të keq për Reformën në Drejtësi dhe procesin e vettingut.
Në garantojmë qytetarët shqiptarë se kushdo që ka shkelur ligjin do të përgjigjet para tij, përfshirë kamikazen e Edi Ramës në krye të prokurorisë dhe kushdo tjetër që në vend të ligjit dhe Kushtetutës, zgjedh t’i sherbejë Edi Ramës dhe interesave të tij mafioze.
Nuk do të jetë e largët dita kur drejtësia në Shqipëri do të bëhet sipas standardeve më të mira europiane dhe jo sipas standardeve të narko-shtetit të Edi Ramës.
Arta Marku, ish-prokurore e Shkodrës u zgjodh kryeprokurore nga Kuvendi në 18 dhjetor 2017. 42-vjeçarja me origjinë nga Puka ka 17 vite punë në sistemin e drejtësisë. Ajo ka deklaruar një pasuri modeste, një apartament në Shkodër të blerë me kredi dhe një llogari të vogël bankare.
Komisioni i Pavarur Kualifikues vlerësoi aftësitë profesionale dhe pasurinë e figurës së Arta Markut. Sipas ILDKPKI, Marku ka bërë një deklarim të saktë dhe nuk ka konflikt interesi. Kujtojmë se Marku nuk ishte e pranishme në të dyja seancat e zhvilluara, gjë që shkaktoi pakënaqsi dhe debate nga ana e vëzhguesit të OMN-së.
Aliu i bejlerëve është Alibaba i 40 hajdutëve tek historia e “një mijë e një netëve” Ky po të ishte në rregull nga mendtë e ndëronte mbiemrin.
PërgjigjuO Alibeu doni LLallucin perseri qe e e kthyet si prostitute qe nuk dinte tju thoshte ju maskarejve ,banditeve te pd se qe edhe by**n ju ajepte, ju ka hasur sharra ne gozhde me ket prokurore pd+ lsi se ,per6vite e shkaterruat sistemin prokurorise dhe gjygjesore nga ju banditat e kriminelet epd se.
PërgjigjuO maskara pse te hoqen nga minister drejtesie se ishe nje paliaço dhe i pa burre laluc i ndyre ,ju maskarejt si puna yte doni xhaixhi Enverin se ai ju njohu me dhembe e rremadhe se kush ishit ju,dhe ne fund ju ishit spiunet e tije .
PërgjigjuNga burime te sigurta mesohet se MOS QENJES PREZENT E MARKUT NE DHENJEN E VLERSIMIT ESHTE PARASHMANGJA E SAJ PER NJE PER NDESHKIM MORALI DERI NE VETEVRASJE NE RAST MOS KALIMI TE VETTINGUT
Përgjigjutamam zemer zi e nxifte zoti
PërgjigjuPo ti kishe syt me drejt do ishe me i zgjuar .po nuk te mrzitet vetja ty kur llap si qen kot .ku asht BABALJA po vllain ku e ke po komandantin suprem SHKELZENIN E BAB SALES KU E KE .Hik e grric b***n o shtrems me zemer te zeze .
Përgjigju