Jepini fund fantazive për Richard
Gere, NUK është partneri ideal

Jepini fund fantazive për Richard<br />Gere, NUK është partneri ideal
Cindy Crawford ka folur për herë të parë publikisht lidhur me martesën e saj me aktorin ‘shumë-të-dëshiruar’ Richard Gere. Ndryshe nga ato deklaratat klishe post-ndarje, që jemi mësuar të dëgjojmë, ku partnerët e cilësojnë njëri-tjetrin si ‘miq të mirë’ dhe gjithmonë do të gëzojnë respekt dhe dashuri për kohët e shkuara, supermodelja 49-vjeçare e konsideroi Gere ‘si të huaj’, 20 vite pas divorcit.

Supermodelja që ishte vetëm 26 vjeç kur u martua me aktorin 16 vite më të madh në moshë, pranoi se ‘ishte shumë e re për t’u martuar’. “Nuk mendoja se isha e re, por në fakt isha. Kam qenë me Richard për 6 vite, por vetëm 2 vite e martuar,” rrëfeu Cindy në një intervistë për Marc Maron në WTF podcast. Kur Maron e pyeti nëse e ka ruajtur miqësinë me Richard, tani 66 vjeç, me sinqeritet Crawford u përgjigj: “Kemi një marrëdhënie miqësore, por mendoj se ai është rikthyer tek ‘të qenurit Richard Gere’, si një i huaj, pasi nuk shihemi edhe aq shpesh.”

“Mendoj se në lidhjen tonë, ne ishim shumë gjëra, por jo miq, pasi unë isha shumë e re dhe ai ishte i madhi Richard Gere,” shtoi ylli i viteve ’90.  “Unë fillova të rritem dhe të piqem, dhe më pas është e vështirë të ndryshosh natyrën e lidhjes tënde”. Sot, Cindy Crawford është lumturisht e martuar me Rande Gerber, dhe do të festojnë 18-vjetorin e martesës në muajin maj.

Bukuroshja shpjegoi se ndryshe nga martesa e saj e parë, kjo lidhje është shumë e suksesshme pasi të dy partnerët janë miq dhe ajo ka qenë gjithnjë vetvetja pranë tij. “Lidhja ime me Rande funksionon pasi ishim miq në plan të parë. Nuk u shtira kurrë sikur pëlqeja bejsbollin ose meditimin, ose diçka të këtij tipi.”
richard gere
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'