Forcat e policisë izraelite postuan një video të oficerëve që vallëzojnë në Jeruzalem nën tingujt e muzikantit nga Afrika e Jugut Master KG. Me këtë video ata synonin përmirësimin e gjendjes shpirtërore të qytetarëve të cilët janë prekur nga kufizimet e COVID-19. Zyra Federale e Policisë në Zvicër e pranoi sfidën duke postuar një  video të oficerëve të policisë që vallëzonin në vende të ndryshme. 

Ata u bënë thirrje forcave të policisë në të gjithë Evropën të behën pjesë e nismës.

Pas policisë së Zvicrës, reagoi edhe garda Irlandeze e cila pranoi sfidën po ashtu. Forca policore irlandeze shihen në video që vallëzojnë brenda, jashtë dhe mbi kalë në të gjithë vendin.

Në mesazhin e tyre garda irlandeze shkruajti ” Faleminderit për shikimin, shpresojmë që të sjellë një buzëqeshje për të gjithë ju në këto kohë të veshtira