Giro d’Italia nis nga Shqipëria, yje si Carapaz, Rogliç dhe Van Aert konfirmojnë pjesëmarrjen

Giro d’Italia nis nga Shqipëria, yje si Carapaz, Rogliç dhe Van Aert konfirmojnë pjesëmarrjen

Etapat në Shqipëri dhe Primoz Rogliç

Nga 9-11 maji 2025 gara e famshme e çiklizmit Giro d’Italia nis nga Shqipëria për herë të parë në histori. Tre etapat e saj në vendin tonë përfshijnë Durrësin, Tiranën dhe Vlorën.

Organizatorët e njërit prej tri turneve më të rëndësishme të këtij sporti kanë bërë me dije se për fanellën rozë do të jenë në garë emra si Richard Carapaz, Primoz Rogliç dhe Wout Van Aert.

Richard Carapaz është një çiklist i njohur nga Ekuadori, i cili humbi fanellën rozë në 2022 në garën e parafundit. Triumfi në Itali i ndryshoi karrierën Richard Carapaz në 2019. Në 2021 ai fitoi edhe medaljen e artë në Lojrat Olimpike të “Tokyo 2021”.

Primoz Rogliç është një tjetër çiklist, i cili e ka shijuar triumfin në Itali pasi ishte fituesi i “Giro d‘Italia 2023”. Wout Van Aert është një tjetër profil i lartë i këtij edicioni. Çiklisti belg i talentuar është një garues total, i aftë për të konkurruar në çdo terren.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Akuzat ndaj Majkos, Fatos Klosi: Berisha ka dalë shpesh blof! E di që as vetë nuk i beson! Salianji u bë shembull, më mirë të mos merren më me këto gjëra

Akuzat ndaj Majkos, Fatos Klosi: Berisha ka dalë shpesh blof! E di që as vetë nuk i beson! Salianji u bë shembull, më mirë të mos merren më me këto gjëra