U vetëvra para SPAK, flet i biri i Pal Trashajt: Më bllokuan dhe mua minimumin jetik! Tregon telefonatën e fundit të të atit: Mora fostoksinë se s'po gjej drejtësi

Gledis, është djali i Pal Trashajt I cili u vetëvra duke pirë fotoksinë para SPAK. Prej vitesh viktimë e mashtrimit me mikrokredite, Trashaj kërkonte drejtësi.

Pak minuta pasi kishte pirë hapat, kishte telefonuar të shoqen. Ndërkohë, sa i takon arsyes se përse kishin marrë kredi, djali thotë se paratë iu duheshin për rinovimin e banesës. 

“Kam marrë fotoksinë se nuk po gjej drejtësi” i ka thënë asaj, tregon Gledisi.

"Arsye familjare, edhe arsyetimi pse është marrë kredia nga banka aso kohe ka qenë rinovim shtëpie."

I biri mbërriti mbrëmë në orën 23:00 në aeroportin Nënë Tereza.

“Jemi të shokuar emocionalisht. Humbja e prindit është e madhe”

Gledisi i kërkon SPAK të verifikojë vendimet e Gjykatave për dosjen.

" SPAK duhet të verifikojë të gjitha dosjet. Ne do të marrim avokat ta ndjekim.

Ai tregon se disa vite më parë një shoqëri përmbaruese i kishte bllokuar dhe minimumin jetik.

' Që në 2014 me një vendim gjykate shoqëria përmbarimore Ardael mund të jetë shoqëri si Sudja,piramidale, personalisht mua më ka bllokuar minimumin jetik (Pagën minimale 430 mijë lekë të vjetra). Unë punoja në administratë në ZRSHT (Zyra e Shërbimit Turistik), Lezhë, nga marsi 2014. Minimumi jetik ishte diku 110 mijë lekë, e gjithë paga bllokohej në mënyrë absurde. Mua më ka prekur në mënyrë absolute. Isha një punë de facto po jo de juro nuk merrja rrogë, është absurde ta mendosh. Arrija të mbijetoja në sensin e një pune të dytë' thotë ai në një intervistë për Report Tv nga ambientet e urgjencës së QSUT-së ku Pal Trashaj ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.  

Në mesditën e 2 korrikut, 63 vjeçari piu fotoksinë para SPAK dhe u dërgua me ambulancë me urgjencë në QSUT ku dhe u nda nga jeta.  

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:18
U vetëvra para SPAK, I biri i Pal Trashajt tregon pse babai shkoi tek Prokuroria e Posaçme

Gledis Trashaj tregon pse babai i tij ishte dje në SPAK ku dhe vendosi t'i japë fund jetës duke pirë fotoksinë.

“Te SPAK ai ka shkuar me këto vendime gjykatash. Në prill ka marrë një përgjigje nga SPAK, një letër me postë, i kanë thënë nuk qëndron, se ky kishte bërë një padi. Siç ishte rasti i yute credit, i këtyre kompanive ordinere mashtruese që shkatërrojnë një shoqëri të tërë. Me këto mikrokredi me këto banka. Si mund të ndodh në 2024, për mua në 2014 një shoqëri përmbarimore të vendos sekuestro të plotë mbi pronën, mbi makinën, mbi gjithçka”  thotë Trashaj në një intervistë për Report Tv.

Ai i kërkon SPAK të verifikojë të gjitha vendimet.

I kërkon SPAK të verifikojë vendimet e gjykatave ndër vite të cilat sipas tij nuk kanë dhënë drejtësi por çuan të atin të kryejë aktin e vetëvrasjes

“SPAK të verifikojë vendimet e gjykatës së Lezhës, së Shkodrës. Ne do të marrim avokat do ta ndjekim’ thotë  Trashaj.

S.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 04/07/2024 10:52

    Kur më pyesin pse je larguar nga Shqipëria, i përgjigjem, jam larguar nga frika. Ka disa qe qeshi, disa të tjerë habiten, disa nuk e besojnë. Une jam larguar nga frika, mbaron studimet e mesme nuk te lejojnë të shkosh në të lartën, mbaron të lartën nuk të japin diplomën, e mer diplomën nuk të lejojnë të punosh, duhet të paguash para se të hysh në spital, ndërto një shte oi ta shembin, bli tokë nuk ka dokumente, paguaj faturat të thonë nuk e ke paguar, e të tjera që më kanë frikësuar derisa më detyruan të iki.

    Përgjigju
  • Duro gezim: 03/07/2024 21:15

    Ja kush eshte dreitesija ne shqiperi turp

    Përgjigju
  • veri: 03/07/2024 13:30

    TURP,,SHTET HAJDUT DHE I KORRUPTUAR...

    Përgjigju
  • Genti: 03/07/2024 11:29

    ja dhe pasojat e para te sistemit te ri te drejtesise. Drejtesi e vonuar drejtesi e mohuar.

    Përgjigju
  • Spiuni: 03/07/2024 11:14

    O Mjeran, po psw si more ca plehra me vete beheje dhe Hero

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion