Jeruzalemi në 'luftë', sulme me raketa mes Izraelit dhe Palestinës, 24 viktima mes tyre 9 fëmijë (VIDEO)

Situata në Jeruzalem vazhdon të tensionohet ndjeshëm, ku gjatë orëve të mbrëmjes mes militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës dhe ushtrisë Izrarelite u shkëmbyen disa raketa. Si pasojë e të cilëve humbën jetën 24 palestinezë mes të cilëve 9 fëmijë.

Udhëheqësit e Hamasit kërcënuan se do të sulmojnë përsëri, pasi qindra palestinezë u plagosën më herët në përleshje me policinë izraelite. Që nga fillimi i tensioneve të paktën 700 persona janë lënduar.

Ditëve të fundit, Jerusalemi ka përjetuar dhunën më të rëndë ndër vite, ku më shumë se palestinezë janë plagosur në konfrontimet me policinë izraelite jashtë xhamisë al-Aqsa të hënën.

Fillimisht kërcënimi izraelit për të zhvendosur të paktën 20 familje nga shtëpitë e e tyre prej 60 vitesh nxiti përplasjet mes palëve. Përplasje që nga dita e parë e fillimit të Ramazanit, 29 ditë më parë janë tensionuar ndjeshëm orë pas ore. Një muaj më parë, policia vendosi të rrethonte sheshin para portës së Damaskut me hekura për të bërë të pamundur grumbullimin e palestinezëve atje, duke rritur ndjeshëm pakënaqësitë. Qeveria e drejtuar nga Benjamin Netanyahu është përpjekur të minimizojë tensionet duke hequr barrierat. Gjykata e Lartë gjithashtu ka shtyrë vendimin për dëbimin e mundshëm nga shtëpitë të familjeve palestineze, por sërish kjo nuk ka qetësuar situatën.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri