Ajo është padyshim një këngëtare e cila di të japë një shfaqje të vërtetë për fansat e saj jo vetëm përsa i përket zërit të fuqishëm por edhe mënyrës se si performon në skenë.
Bëhet fjalë për këngëtaren Jessie J e cila ka tundur skenën në “iTunes Festival” mbrëmjen e djeshme.
Me një veshje të bardhë e cila ekspozonte format e saj Jessie është dukur mjaft provokuese dhe në formë.

Performanca këngëtares ka shënuar ditën e 23-të të festivalit, i cili mbahet nga data 1 deri më 30 shtator dhe përfshin performanca të këngëtarëve me famë botërore si Lady Gaga, Justin Timberlake dhe Ellie Goullding.
Para performimit Jessie ka shkruar një status në rrjetin social Twitter ku fansat kanë pasur mundësi ti drejtojnë asaj pyetje të ndryshme.

Njëri prej tyre pyet:-“ Kush është personi që ju inspiron më shumë dhe ju bën të rriteni profesionalisht?”.
Ndërkohë që Jessie përgjigjet:- “Mamaja dhe babai im. Ata janë ende inspirimi im”.
Ndërsa përsa i përket preferencës së saj për ndonjë artist ajo ka shprehur se gjithmonë i ka pëlqyer Michael Jackson.
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com