Këngëtarja e njohur Jessie J po meret me turin e saj muzikor “Alive” duke debutuar në vende të ndryshme të botës.

Mbrëmjen e djeshme ajo ka performuar në Irlandë ku është shfaqur mahnitëse me një veshje të veçantë.

Ajo ka ndezur skenën me interpretimin energjik duke kërcyer e bashkë me të edhe fansat e shumtë që ndodheshin aty për të parë këngëtaren.

jessie j

Jessie e ka shprehur edhe në Twitter ngazëllimin e saj duke shkruar një natë para se të dilte në skenë:- “Pas 24 orëve do të jem në skenë në BELFAST. Mezi po pres”.

Fansat kanë qenë akoma më të entuziasmuar kur Jessie bëri të ditur se grupi i djemve Lawson do të jenë mbështetësit e saj më 22 tetor në koncert.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)