Duke iu përshtatur atmosferës festive të fundvitit këngëtarja Jessie J është shfaqur e veshur me të kuqe gjatë performancës së saj në koncertin “Jingle Bell Ball”, mbrëmjen e djeshme në Londër.

Para 16 fansave të cilët e ndiqnin plot kërshëri Jessie interpretuar këngët e saj më të bukura.

Ajo është dukur mjaft energjike dhe në super formë.

Flokët i kishte rregulluar në një mënyrë që të jepte përshtypjen e femrave të vitit 1920, ndërkohë që veshja ishte tejet seksi.

jessie j

Aajo ka ekspozuar format e saj të tonifikuara dhe është dukur mjaft komode në skenë.

Gjatë performancës së saj Jessie nuk ka ngurruar të bëjë disa lëvizje të veçanta me trupin e saj elastik.

Në këtë koncert kanë qenë të pranishëm mjaft yje të tjera përfshirë dhe uniken Lady Gaga.

Jessie ka ndarë foto me miqtë edhe nga backstage ku është dukur mjaft e ngazëllyer.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)