Prej ditësh, rajonet malore në vend si Kukësi, Hasi, Tropoja, Puka, Korça, Dibra etj janë përfshirë nga reshje të dendura dëbore dhe ngrica, të cilat ndikojnë në jetën e banorëve që jetojnë në këto zona.

kukes bora

Gjithkush që mund të shkojë si turist për të parë nga afër shtresat e dëborës, që në zonat fushore ka arritur në 30 cëntimetra dhe në ato malore arrin deri në 70 centimetra, do i gëzohej bardhësisë së borës, por ata që jetojnë çdo ditë pranë saj hasen me shumë problem që dimri i’u sjell.

kukes bora

Këto imazhe janë nga Kukësi, aty ku muajt e dimrit janë shumë të ftohtë dhe me sasi të mëdha dëbore që bien, kryesisht në muajin Arbain, që nga të moshuarit e zonës njihet si periudha më e ftohtë e vitit, përfshi këtu edhe 10 ditët e Hamsimit.

kukes bora

Këto periudha janë transmetuar brez pas brezi, si periudhat më të ftohta ndaj dhe banorët marrin masat që të përballojnë të ftohtin që karakterizon zonën.

kukes bora

Sipas traditës, ata duhet që të blejnë të gjitha ushqimet për një periudhë 6 mujore, të garantojnë drutë e zjarrit për ngrohje e gatim, si dhe të thajnë mishin, ku duke e konsumuar atë janë më të fortë fizikisht për të përballuar temperaturat e ulëta që arrijnë edhe në minus 15 gradë në zonat e thella malore, aty ku trashësia e borës shkon me raste edhe 1 metër e ku rrugët izolohen hera herës.

kukes bora
 
Në ditë të tilla të gjithë banorët evitojnë daljet nga shtëpia, ndërkohë që shumica e bareve e lokaleve mbyllen, pasi dëbora mbizotëron gjithçka.

kukes bora

Ndërkohë, shkollat 9-të vjeçare e ato të mesme proçesin mësimor – edukativ e realizojnë me orar të shkurtuar, pasi temperaturat janë të ultëa, ndonëse ngrohja realizohet me dru zjarri.

kukes bora

Por, kjo situatë ndikon më së shumti tek fëmijët dhe mosha e tretë, që paraqiten në spital për të marrë dhe ndihmën mjekësore.

kukes bora

Ngorhja me dru bën që kompanitë që kanë fituar tenderat për furnizimin me lëndë djegëse të rrisin çmimin, sidomos në këto ditë kur ëhstë e domosdoshme pajisja me to.

kukes bora
 Foto të tjera..
 
Problem për banorët është furnizimi me energji elektrike, pasi në këtë periudhë shumë shtylla dalin jashtë funksionit e ku për disa ditë duhet riparimi i difekteve që shkaktohen nga bora e ngricat.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)