Jeta e jetimit 15-vjeçar dhe mundi
i gjyshes me tumor për ta rritu

Jeta e jetimit 15-vjeçar dhe mundi <br />i gjyshes me tumor për ta rritu
TIRANE- Nuk ka arritur ta njohë kurrë babanë, pasi ai ka ndërruar jetë para se Maringleni të lindte, ndërsa aromën e nënës ka pasur mundësi ta ndjeje vetëm 4 ditët e para të jetës. 15-vjeçari Maringlen Konja rrëfen historinë e trishtë të jetës së tij, pa baba e pa nënë, por që fatmirësisht atë e ka rritur gjyshja.

Gjyshja e Maringlenit rrëfen sa e vështirë është të rritësh një fëmijë mes varfërisë dhe braktisjes së shtetit dhe vetëm 1500 lekë në muaj.

“Vritem shpirtërisht, kur mendoj se djali ha vetëm një sanduiç në ditë, që ia japin te shkolla. As ai e as un s’kemi ku shkojmë. Ai ha atë ushqim, dhe nuk kërkon më bukë në shtëpi kur vjen nga shkolla. Unë e pyes, por ai thotë kam ngrënë. Bukë kripë dhe qepë po gjeti mirë, po nuk gjeti nuk thotë gjë. S’kemi ç’bëjmë kështu e kemi risk. Vetë vuaj nga diabeti, dhe tani jam dhe me tumor në kokë, madje pi ilaçe që më qetësojnë”, shprehet gjyshja me lot në sy.

Maringleni thotë se e ka ndjerë mungesën e prindërve, ndërsa shpreh keqardhje që nëna e tij nuk i ka qëndruar pranë.

“Babin tim nuk e kam njohur, pasi vdiq para se te lindja unë. Vdiq 4 ditë para se të lindja, ndërsa 4 ditë pasi erdha në jetë, më braktisi dhe nëna. Pastaj më mori gjyshja dhe me rriti. Nënën e kam parë një herë në gjyq. Është e dhimbshme, pasi ajo më ka lënë dhe nuk do t’ia dijë për mua. Ajo s’më ka dashur fare”, shprehet me keqardhje 15-vjeçari.

Në ditën Ndërkombëtare të Jetimëve, në Shqipëri rezultojnë rreth 31 mijë fëmijë jetimë, të cilët çdo muaj marrin si asistencë sociale nga shteti 15 mijë lekë të vjetra.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G