Jeta e panjohur e Alain Delon! Beteja për trashëgiminë, dy djemtë kundër të preferuarës Anouchka! ‘Kurrë nuk i tha askujt ‘të dua’ aq sa asaj'

Jeta e panjohur e Alain Delon! Beteja për trashëgiminë, dy djemtë kundër të preferuarës Anouchka! ‘Kurrë nuk i tha askujt ‘të dua’ aq sa asaj'

Familja e Alain Delon

PARIS- Vitet e fundit kanë qenë një spektakël i dhimbshëm! Akuza, ofendime, ankesa, intervista që përhapën helm për mbi 120 hekatër tokë në Douchy, në luginën e Loire, rezidenca-strehë ku ishte tërhequr për të jetuar aktori.

I heshtur dhe i dridhur, ndonjëherë i munguar pas goditjes së tij në vitin 2019, Alain Delon gjysmë i vetëdijshëm dëshmoi "kërkimin" e familjes së tij: luftën e egër midis dy djemve nga njëra anë, Anthony dhe Alain-Fabien, dhe vajzës së vetme Anouchka, e preferuara e aktorit dhe e favorizuar në pasuri.

Fëmija i parë, Anthony, erdhi në jetë në vitin 1964 nga marrëdhënia e aktorit me Nathalie Delon (emri i vërtetë Francine Canovas): në moshën 4 vjeçare prindërit e tij ishin ndarë tashmë. Anthony ka folur shpesh për mundimet e fëmijërisë së tij, në TV, në gazeta dhe në dy libra autobiografikë: një baba i paarritshëm në kulmin e karrierës së tij - "ai më dukej si një hero, një hyjni" - jo shumë i disponueshëm, i ashpër ndaj acarimeve, ndërsa nëna u bë e varur nga droga.’ Djali lë shkollën dhe futet në telashe... në moshën 17 vjeç, i armatosur, duke drejtuar një makinë të vjedhur. Ai përpiqet të kthehet në rrugën e duhur, përpiqet të jetë një sipërmarrës, por babai i tij nuk e ndihmon. Madje duket se e pengon atë. Ai e ndalon atë të përdorë të njëjtat iniciale si të tijat. Ai provon kinemanë, por babai i tij nuk e mbështet.

Vëllai i tij Alain-Fabien lindi në vitin 1994, nga lidhja e tij me modelen holandeze Rosalie Van Breemen. Por edhe ai nuk ka fat më të mirë! Ai thotë se ndihet i braktisur dhe i keqtrajtuar, pjatat që fluturojnë, xhami i thyer, "një shtëpi të të çmendurve". Është vetëm 8 vjeç kur babai i ndalon të shkojë në dasmën e nënës së tij (nga e cila ishte ndarë Alain siç edhe pritej): “Bëhu burrë”, e urdhëron. Dhe në një sekuencë të ngjashme me atë të vëllait të tij më të madh, Alain-Fabien bëhet i pasionuar pas armëve dhe lëndon pa dashje një vajzë të vogël në një festë dhe futet në telashe. Në moshën 18-vjeçare babai i tij i ndërpreu të ardhurat.

Vajza, Anouchka, lindi në vitin 1990, që gjithashtu ishte vajza e Rosalie dhe ndërsa ajo rritet, marrëdhënia e Alain me dy djemtë përkeqësohet. Vajza mbush 18 vjeç dhe babai i saj i deklaron: “Nuk i kam thënë askujt “të dua” aq sa asaj”. Për Anouchka ai hap skena filmash dhe skena teatrale, ajo është e vetmja që ka një rol (si zëvendëspresidente) në Alain Delon International Diffusion në Gjenevë. Vajza e tij është e vetmja që ai kërkon (në vitin 2019, para goditjes në tru) ta shoqërojë në ceremoninë e nderit në Festivalin e Filmit në Kanë.

Duket si vazhdim i një historie të trishtuar që nuk mbaroi në një brez: vetë Alain Delon si fëmijë u braktis nga babai i tij e më pas nëna e tij u rimartua me një kasap. 'Ndihesha i tepërt, nuk dija se çfarë do të bëhej me mua!'.

Në shtypin francez, ata që e kanë ndjekur për vite me radhë dhe janë gjithashtu të njohur me implikimet e tij psikoanalitike, shkruajnë se kjo adoleshencë e dhimbshme dhe e turbullt, e shpëtuar nga kinemaja duhet ta ketë bërë atë të konsideronte djemtë e tij si rivalë të mundshëm! Alain Delon, pas vdekjes së tij, la pas një klan të rrënuar.

Kësaj i shtohet historia rrëqethëse e djalit që nuk e njohu kurrë, Ari Boulon, djali jolegjitim i aktorit me këngëtaren Christa Päffgen, i cili vdiq në varfëri totale pas vitesh varësie ndaj heroinës më 20 maj 2023.

Epilogu i kësaj trashëgimie të dhimbshme është në një testament - mbi të cilin beteja ka nisur prej muajsh - i cili ia cakton gjysmën e pasurisë (shtëpi, vepra arti, honorare filmike) Anouchka-s dhe i lë dy meshkujt të ndajnë pjesën tjetër.

Akuza të kryqëzuara për "manipulim", fyerje të dhunshme, regjistrime të fshehura, ndërrim arbitrar i truprojave dhe ndërprerje të trajtimeve shëndetësore: një rrjet komplotesh dhe misteresh që është pamja e fundit, më e trishta e mundshme, e një perëndie të vërtetë filmi.../ Marrë nga Corriere Della Sera

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 20/08/2024 12:04

    Si gjithe akoret , 30 vjetet e fundit na u futen dhe politikanet, trump 3 gra, Putin pa limit, berlusconi, rama etjera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë