'Jeta e saj mund të jetë në rrezik'/ Zhduket 23-vjeçarja shqiptare në Greqi (FOTO+EMRI)

'Jeta e saj mund të jetë në rrezik'/ Zhduket 23-vjeçarja shqiptare në Greqi (FOTO+EMRI)

Shqiptarja e humbur në Selanik, Artiola Meksi

GREQI - Një 23-vjeçare shqiptare në Greqi është raportuar e humbur prej pesë ditësh në Selanik. Sipas policisë e reja Artiola Meksi me origjinë shqiptare ka humbur kontaktet me familjen që prej datës 11 Shtator në zonë e Harilaou në Selanik.

Policia e Selaniku në një njoftim zyrtar jep të dhënat e saj duke theksuar se e reja është e gjatë 1.60 m, peshë normale, flokë të zeza dhe sy të gjelbër.

Gjithashtu në njoftim theksohet se 23-vjeçarja ishte e veshur me një bluzë rozë dhe pantallona të shkurtra xhins.

Sipas një njoftimi të “Buzëqeshja e Fëmijës” mund të ketë arsye që e vënë në rrezik jetën e saj.

“Kushdo që ka ndonjë informacion është i lutur të kontaktojë “Buzëqeshja e Fëmijës” në telefon 24 orë në ditë, në “Linjën Kombëtare për të Rriturit e Humbur – 1017”, në të gjitha Drejtoritë e Policisë në vend si dhe përmes aplikacionit Missing Alert ku ka informacione të drejtpërdrejta për zhdukjen”, thuhet në njoftim.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Dy muaj në arrati, Antonela Berisha dhe e motra strehohen në Dubai! Si u larguan nga vendi me djalin e mitur pasi shpërfytyruan me shishe qelqi Klea Prengën

Dy muaj në arrati, Antonela Berisha dhe e motra strehohen në Dubai! Si u larguan nga vendi me djalin e mitur pasi shpërfytyruan me shishe qelqi Klea Prengën