Kryepeshkopi Anastas Janullatos lindi më 4 nëntor të vitit 1929 në Pire të Greqisë për të mbyllur sytë në Athinë në moshën 95-vjecare. Që i ri Fortlumturia e tij ia përkushtoi jetën Perëndisë dhe shoqërisë. Një personalitet ekumenik, i cili theu kufijtë mbarëkombëtarë për të dhënë kontributin e tij pothuajse në të gjithë kontinentet. Me një botë gjuhësore të pasur me bazë greqishten e re dhe të vjetër, Janullatos fliste edhe tetë gjuhë të tjera, përfshirë edhe shqipen. Në vitin 1958 luajti rol parësor në ringjalljen bashkëkohore të Hierapostullimit Orthodhoks në botë, u hirotonis dhjak në vitin 1960 e më pas u bë prift. Nga viti 1972 ai punoi si profesor i Historisë së Feve dhe dekan i Fakultetit Teologjik të Universitetit Kombëtar Kapodistrian të Athinës deri në viti 1986.
Dhe nga ajo periudhë si Episkop i Andrusës mori detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të “Shërbimit Apostolik të Kishës së Greqisë’ deri në vitin 1991. Për gati një dekadë deri në vitin 1990 Janullatos ishte Kryepeshkop në detyrë i Mitropolisë së Shenjtë të Irinupolit në Afrikën Lindore.
Më 16 korrik 1991 Shkëlqesia e tij mbërriti për herë të parë në Shqipëri për të ringjallur besimin ortodoks pas 24 viteve errësirë ateiste, pasi regjimi komunist ndali praktikimin e fesë me ligj në vitet 1967-1991. Në "Rinas", u prit ngrohtësisht nga një grup besimtarësh ortodoksë, por edhe dashamirës e klerikë të besimeve të tjera. Nga ajo ditë Hirësia e tij vijoi veprimtarinë plot sfida e të panjohura. Për Shkëlqesinë e tij ardhja në Shqipëri ishte pjesa e tretë e tri periudhave të jetës
Dhe nga viti 1992 e deri më sot Anastas Janullatos ia kushtoi jetën ordotoksisë shqiptare si Kryepiskop i Tiranës dhe i Gjithë Shqipërisë. Pikërisht në atë periudhë të vështirë post komuniste Perëndia dërgoi në Shqipëri një njeri, i cili bëri të mundur atë që më vonë nga shumë njerëz u quajt mrekullia e Kishës Orthodhokse shqiptare. Viti nëntëdhjetë e gjeti krejtësisht të shkatërruar. Edhe optimistët më të mëdhenj nuk ishin entuziastë për ringjalljen e kishës ortodokse. Në një kohë të shkurtër kryepeshkopi kontribuoi në ngritjen e një vepre madhështore duke ndërtuar infrastrukturën fizike të Kishës Ortodokse në Tiranë.
Gjatë atyre viteve u ndërtuan më shumë se 150 kisha, u restauruan 50 manastire monument kulture si dhe u riparuan rreth 200 kisha të tjera. Por jo vetëm kaq Kisha Ortodokse duke blerë mbi 70 godina i rindërtoi ato për t’i kthyer në shërbim të shkollave, kopshteve, klinikave shëndetësore, seli metropolitane, punishte e mensa për të varfërit. Mund të vecohet kontributi i Janullatos në vitin 1999 i vëllezërve nga Kosova ku në ditët më të vështira të tyre, Kisha Ortodokse dha një ndihmë me vlerë rreth 12 milionë dollarë, duke pritur 33 mijë vetë në dy kampe të mëdha të ngritura nga vetë Kisha. Dhe këtu kemi përmendur vetëm një pjesë të veprimtarisë së madhe të Kishës në këto vite. Dhe pa asnjë dyshim, arkitekti dhe realizuesi i gjithë kësaj veprimtarie ka qenë Kryepiskopi Anastas.
Energjitë e tij nuk shteruan ndonëse vendi ynë kalonte një periudhë të vështirë tranzicioni. Ai ndërtoi vepra të dukshme dhe të padukshme falë dashurisë për Perëndinë, njerëzit dhe Kishën. Kryepeshkopi Anastas jo vetëm që arriti të realizonte ndërtimin e mureve të Kishës dhe infrastrukturën fizike të saj, por ajo që është akoma dhe më e rëndësishme është përhapja e një fryme të drejtë dhe të mirë brenda saj. Ai u përpoq pa u lodhur gjatë gjithë këtyre viteve për të dhënë mesazhe të paqes, të dialogut, të mirëkuptimit, të respektit dhe të dashurisë për të gjithë, pa dallim feje, pozicioni klasor dhe etnie.
Kryepeshkopi Anastas e mbajti Kishën të bashkuar në një periudhë të vështirë ku çdo gjë fragmentizohej lehtë. Më personalitetin, njohjet e tij në nivel botëror, përgatitja e tij e lartë teologjike dhe organizative, devotshmëria dhe aftësitë e tij të jashtëzakonshme, dashuria e tij e madhe për Kishën dhe për Zotin, e bënë të aftë për të mbajtur të bashkuar të gjithë komunitetin orthodhoks, duke mos lejuar përçarjet, të cilat do të rrezikonin jo vetëm Kishën dhe unitetin e këtij komuniteti, por edhe unitetin e të gjithë vendit.
Anastas Janullatos, me shtetësi shqiptare që prej 2017-ës, i dha prestigj Kishës Orthodhokse, si në Shqipëri ashtu edhe në nivelin panorthodhoks dhe atë botëror, një respekt dhe prestigj që nuk e ka pasur asnjëherë më parë. Për punën dhe përpjekjet e tij misionare në kufijtë e rinj shoqëror kryepeshkpopi Anastas Janullatos ka marrë titullin Doktor Nderi i Teologjisë e Filozofisë nga 19 universitete, fakultete ose degë universitare në Greqi, SHBA, Qipro, Rumani, Gjeorgji, Shqipëri dhe Itali. Kryepeshkopi i Shqipërisë është nderuar me 30 medalje dhe çmime nga shumë Kisha Orthodhokse dhe vende të ndryshme.
Studimet
Më 1947 përfundoi shkëlqyeshëm shkollën e mesme dhe në vitin 1947, filloi Fakultetin Teologjik në Universitetin e Athinës, ku u diplomua shkëlqyeshëm në vitin 1951. Më 1953 diplomohet shkëlqyeshëm në Universitetin Kombëtar të Athinës. Në vitet 1965 - 1969 kreu studimet pasuniversitare në Historinë e Feve, Etnologji, Misiologji dhe Afrikanologji në Universitetet e Hamburgut dhe Marburgut. U mor me kërkime në Universitetin e Makereres, në Kampala - Uganda, me bursë të Fondacionit gjerman “Alexander von Humboldt”.
Ishte Doktor Nderi i Fakultetit Teologjik të Universitetit Kombëtar Kapodistrian të Athinës. Studioi fe të ndryshme (Induizëm, Budizëm, Taoizëm, Konfucianizëm, Fe afrikane, Islam). Ka qenë profesor i Historisë së Feve (1972-92) dhe Dekan i Fakultetit Teologjik të Universitetit Kombëtar Kapodistrian të Athinës (1983-1986) B.D dhe Th.D (me nderimet më të larta) dhe sot është Profesor Emeritus i po të njëjtit Universitet. Ai është shpallur Doktor Nderi i Teologjisë apo Doktor Nderi i Filozofisë, Th.D.h.c, DD hc PhD h.c nga 19 universitete, fakultete ose degë universitare (në Greqi, SHBA, Qipro, Rumani, Gjeorgji, Shqipëri, Itali), Anëtar Korrespondent (1993-2005) dhe Anëtar Nderi (nga viti 2006) i Akademisë së Athinës.
Studimet Pasuniversitare
Histori e Feve, Etnologji, në Universitetet e Hamburgut dhe të Marburgut në Gjermani, (me bursë pasuniversitare të Institutit “Alexander von Humboldt Stiftung”). Ai studioi gjithashtu edhe fetë e botës, duke kryer udhëtime në vendet ku ato lulëzuan. Përveç greqishtes së re dhe të vjetër zotëronte gjuhët e huaja anglisht, frëngjisht, gjermanisht; lexonte në: latinisht, italisht, spanjisht, rusisht, shqip.
Shërbimi në Kishë
Luajti rol parësor në ringjalljen bashkëkohore të Hierapostullimit Orthodhoks në botë (nga viti 1958). U hirotonis dhjak (1960); prift – arkimandrit (1964), Episkop i Andrusës (1972) me detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të “Shërbimit Apostolik të Kishës së Greqisë” (1972-91); Kryepiskop mëkëmbës (Kryepiskop në detyrë) i Mitropolisë së Shenjtë të Irinupolit në Afrikën Lindore (1981-1990); Mitropolit i Andrusës dhe Ekzark Patriarkal në Shqipëri (1991-1992). Kryepiskop i Tiranës dhe i Gjithë Shqipërisë (qershor 1992 - 2025).
Veprimtaria sociale
Ka qenë anëtar: i Këshillit të Shkollës së Lartë të Punonjësve Socialë (1977-84); i Komitetit të Lartë Zyrtar për Kishën e Greqisë (1977-85); i Komitetit të Edukimit Kishtar të Ministrisë së Edukimit Kombëtar dhe Feve (1977-1982); i Komisionit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore të Qipros (1985-91), i Komisionit të Bursave të Fondacionit “Aleksandër Onasis” (1978-94); i Fondacionit “Aleksandër Onasis” (1994-2005). Anëtar i Shoqërisë Filekpedheftiki (1994 e në vazhdim).
Veprimtaria ndërkishtare ndërkombëtare:
Ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Ekzekutiv për Misionarizmin Jashtë Vendit (1958-61) dhe Zëvendëspresident i Organizatës Ndërkombëtare të Rinisë Orthodhokse “Syndesmos” (1964-1977); Themelues dhe President i Qendrës Ndërorthodhokse Misionare “Porefthendes” (nga viti 1963). Ai ka qenë anëtar i Komitetit Ndërkombëtar për Misionarizmin të Këshillit Botëror të Kishave (1963-1969), Sekretar për Kërkimin Misionar dhe Marrëdhëniet me Kishat Orthodhokse në KBK (Gjenevë 1969-1971).
Ka organizuar dhe drejtuar Qendrën për Studimet Misionare në Universitetin e Athinës (1971-1974) dhe Qendrën Ndër-Orthodhokse në Athinë të Kishës Orthodhokse të Greqisë (1971-1974). Si Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Apostolik të Kishës së Greqisë, ai promovoi programe teologjike, edukuese dhe botuese; në veçanti, zhvilloi sektorin e misioneve jashtë vendit. Në Afrikën Lindore (Kenia, Uganda, Tanzani), organizoi dhe zhvilloi misionet orthodhokse. Ai është vlerësuar si “Bamirës i Madh i Patriarkanës së Aleksandrisë dhe gjithë Afrikës”.
Kryepeshkopi mëkëmbës në Afrikë
Kryepeshkopi Anastas ka luajtur një rol udhëheqës në ripërtëritjen bashkëkohore të Apostullimit nëpër botë të Kishës Ortodokse. Për një dhjetëvjeçar 1981-91, ka punuar si lokum tenens (Krypeshkop mëkëmbës) i Krypeshkopatës së Shenjtë të Irinupolit- Afrika Perëndimore (Kenia, Uganda, Tanzani). Ai themeloi dhe organizoi Shkollën Patriarkale “Krypeshkopi i Qipros Makarios”, që e drejtoi për dhjetë vjet; dorëzoi 62 klerikë afrikanë dhe konsakroi 42 anagnostë-katekistë, me origjinë nga tetë fise afrikane. Në të njëjtën periudhë promovoi përkthimin e Liturgjisë Hyjnore në katër gjuhë afrikane. U përkujdes për themelimin e rreth 150 famullive ortodokse dhe për ndërtimin e dhjetëra kishave, për ndërtimin e shtatë stacioneve misionare dhe punoi për hapjen e shkollave dhe qendrave mjekësore.
Veprimtaria ndërkishtare
U zgjodh vazhdimisht në pozicione të shquara në udhëheqjen e organizmave ndërkombëtarë: Moderator i Komitetit për Misionin dhe Ungjillëzimin Botëror (1984-1991) dhe i Konferencës së Misionarizmit dhe Ungjillëzimit Botëror në San Antonio Teksas (1989); anëtar i Këshillit Evropian të Udhëheqësve Fetarë (2003-2010); Zëvendëspresident i Konferencës së Kishave Evropiane (2003-2009); President i Këshillit Botëror të Kishave (2006-2013); President Nderi i Konferencës Botërore të Feve për Paqen (2006 e në vazhdim).
Vepra
Autor i 24 librave (kërkime për Fetë Afrikane, ese në Theologji dhe në Historinë e Misioneve, predikime etj.), ku përfshihen: Islami, një vështrim i përgjithshëm (16 botime), Historia e Feve- Gjurmë nga kërkimi i Transhendentes, Globalizmi dhe Orthodhoksia, Hierapostullim në gjurmët e Krishtit, Deri në skajet e dheut, Bashkekzistenca, Në Shqipëri – Kryq dhe Ngjallje. Ka botuar mbi 200 ese dhe artikuj me tema teologjike e baritore. Studimet dhe artikujt e tij janë përkthyer në 17 gjuhë të huaja.
Nderime
U nderua me 30 medalje dhe çmime nga shumë Kisha Orthodhokse dhe vende të ndryshme, si: “Kryqi i Madh i Urdhrit të Nderit i Republikës së Greqisë” (1997); çmimin Athenagoras për të Drejtat e Njeriut (Nju Jork 2001), çmimin "për veprimtari të shquar për unitetin e Kombeve Orthodhokse" (Moskë 2006), çmimi “Athenagora për të Drejtat e Njeriut” (Nju Jork, 2011); çmimi për “Kontributin e shquar për unitetin e popujve orthodhoksë” (Moskë, 2005); dekorata “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” (Tiranë, 2010), Çmimin Klaus Hemmerle (Gjermani 2020).
Kryepiskopi Anastas ishte njohës i thellë në fushën e Historisë së Feve dhe të dialogut ndërfetar. Kontributi i tij i rëndësishëm në Hierapostullimin e Krishterë, në Teologji dhe në bashkëjetesën paqësore të popujve dhe të komuniteteve fetare është i njohur botërisht.
Janullatosi fliste 10 gjuhe te huaja, por nuk iu perkushtua asaj gjuhe qe duhet ta fliste njesoj si greqishten, duke qene se u be edhe udheheqesi i saj. Qe ketu mbyllet debati.
PërgjigjuDAKORT janullatosi eshte sjelle mire me shqiptaret,,,sePSE QE NJERI ME SHKOLLE,,I DITUR,,,,DHE I FESE,,,DHE KUSH ESHTE I FESE ESHTE DHE I DHIMBSUR DHE NDIHMUES,,,,POR GREKET SI POPULL JANE SJELLE KEQ ME SHQIPTARET,,,,HISTORIA FILLON ME MASAKRAT NDAJ POPULLSISE MUSLIMANE NE JUG TE SGQIPERISE,,,MASAKRA E PANARITIT,,,DJEGJA E SHTEPIVE TE SHQIPTAREVE MUSLIMANE NE VENDIN E VET,,,NE NUK KEMI SHKUAR NE GREQI TE VRASIM E DJEGIM GREKET ATJE,,,,ASNJEHERE....PASTAJ VIJME ME MASAKRAT NGAJ POPULLAISE CAME PAS LUFTES TE 2 BOTERORE,,,DHE SHPERNGULJA E TYRE NE SHQIOERI E TURQI,,NE VITIN 1922 NE MAREVESHJEN PER SHKEMBIMIN E POPULLSISE ...MARRJEN E CAMERISE NGA SHQIPERIA NE 1913,,,DHE PRETENDIMET E TYRE PER VORIO-EPIRIN....PRANDAJ POSHTERSITE E TYRE NDAJ NESH NUK KANE KUFI,,,PRANDAJ DEL E USDHES QE ASNJE PRIFT GREK TE MOS VIJE ME NE SHQIPERI ME POST....TE VENDOSET NJE PRIFT SHQIPTAR,,,GJAKU I DERDHUR ASNJEHERE NUK HARROHET E BEHET UJE....NEVE SI SHTET NA DEL DETYRE TE ARMATOSEMI DERI NE DHEMBE ME 1000 TANKE,,400 AVIONE,,400 HELIKOPTER,,4000 TOPA,,,3000 AUTOBLINDA...,5000 RAKEYA,,ETJ..KUR KEMI TE BEJME ME FQINJE TE TILLE TE NDYRE.....
Përgjigju