Ergys Luga, një trajner futbolli në Kinë ka treguar për Report Tv sesi policia në Guangzhou qytetin ku jeton, ka për qëllim jo të ndëshkojë me gjobë shkelësit e rregullave të qarkullimit, por të ndërgjegjësojë.
I ftuar në "Sot Live në Shqipëri" me gazetarin Andi Kapxhiu, trajneri tregoi një incident kur kishte harruar kokoren e motorit në shtëpi. Policët vullnetarë të qytetit iu afruan, por në vend që t'i vinin një gjobë, i dhanë një pankartë në dorë ku shkruhej "Zbatoni rregullat e qarkullimit dhe vendosni rripin e sigurimit, vendosni kokoren. Jeta juaj vlen".
"Unë kam një motor dhe kisha harruar kokoren. Ata nuk ishin policë, ishin vullnetarë, u pyeta "ku e ke kokoren", i thash kam bërë gabim i pyeta sa është masa administrative, por më tha do rrish 30 minuta dhe do mbash këtë pankartë. 'Zbatoni rregullat e qarkullimit dhe vendosni rripin e sigurimit, vendosni kokoren. Jeta juaj vlen'. Ishte sensibilizuese.", tha ai.
Sipas tij arsyeja që një gjë e tillë nuk mund të praktikohet në vendin tonë është sepse qytetarët shqiptarë nuk janë kaq të ndërgjegjësuar ndaj zbatimit të rregullave.
"Në Shqipëri kjo është pritur me paradoksalitet, por jo vetëm masat administrative janë ato që ndërgjegjësojnë qytetarët. Asnjë shqiptar, asnjë drejtues mjeti nuk do t'i bindej urdhrit e një vullnetari i cili ka dalë për të sensibilizuar shoferët.", tha ai.
Luga është miku i Arjan Konomit, i cili disa ditë më parë u përplas nga një automjet teksa po kalonte në vizat e bardha me bashkëshorten dhe foshnjën e tyre vetëm 3-muajshe.
J.GJ./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4418
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës/ Kamioni përplas për vdekje 40-vjeçarin me biçikletë në rrugë, shoferi arratiset nga vendngjarja! Bllokohet mjeti, identifikohet viktima (VIDEO+FOTO)
24 Dhjetor, 17:32
-
Fier/ Përplasen 2 automjetet ‘Benz’ në Levan-Tepelenë, 4 persona përfundojnë të plagosur në spital (VIDEO)
23 Dhjetor, 20:31
-
Aksidentohen dy makina në aksin Vorë-Rinas, ndërron jetë në spital një nga shoferët
23 Dhjetor, 19:28
-
Google bllokon mijëra web faqe me lajme të rreme pro Kinës
23 Dhjetor, 12:44
-
Dibër, aksident në aksin Melan-Peshkopi! Automjeti i 62-vjeçarit del nga rruga, lëndohen 3 persona
23 Dhjetor, 10:51
-
Kina thotë se SHBA-ja po 'luan me zjarrin', për shkak të mbështetjes së Tajvanit
22 Dhjetor, 15:15
-
Aksident në aksin Fier- Lushnjë/ Makina e forcave ‘Shqiponja’ përplaset me barrierën ndarëse (VIDEO)
22 Dhjetor, 12:23
-
Tragjedi rrugore në Brazil, autobusi përplaset me kamionin, 32 të vdekur dhe 13 të plagosur deri tani
21 Dhjetor, 21:22
-
Aksident tragjik në Brazil! 37 viktima, mes tyre 1 fëmijë, dhjetëra të plagosur
21 Dhjetor, 17:45
-
Aksident në aksin ‘Librazhd-Prrenjas’, makina përplaset me kamionin, humb jetën shoferi i mjetit
21 Dhjetor, 08:50
-
Aksident në Lushnjë, një shofer i plagosur nga karambolimi i dy mjeteve! Shkak dyshohet shpejtësia e veturës
20 Dhjetor, 14:26
-
Aksident në aksin Tiranë-Elbasan/ 2 makina përplasen me njëra tjetrën
20 Dhjetor, 14:17