'Jeta me ty është çdo ditë një Shën Valentin', dedikimi i ëmbël i Miriam Canit për Alban Skënderajn

'Jeta me ty është çdo ditë një Shën Valentin', dedikimi i ëmbël i Miriam Canit për Alban Skënderajn

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj

Në ditën e të dashuruarve, këngëtarja Miriam Cani, i ka bërë një dedikim emocionues bashkëshortit të saj, Alban Skënderaj.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Miriami shpreh mirënjohjen e saj për familjen që ka krijuar me këngëtarin, ndërsa falënderon Zotin për të gjitha bekimet që ka në jetë.

'Ti ke qënë dhe mbetesh njeriu që, pa kushte e pa lodhje, më ke dhuruar çdo ditë veç dashuri. Nuk ka kaluar asnjë mëngjes pa fjalët e tua të embla, asnjë mbrëmje pa kujtesën e përhershme se sa shumë me do dhe sa krenar je për mua. Në çastet e mia më të brishta ti ke qenë shtylla ime e palëkundur. Veç ti më njeh deri në thellësi te shpirtit. Sa shumë qeshim e qajmë bashkë. (Unë qaj pak më shumë ???????? I knoë). 

Çdo ditë më tregon me shëmbullin tënd se ç’do të thotë të jesh njeri. Të duash pa rezerva, të jesh gjithmonë i drejtë dhe i ndershëm, të ndjesh dhembshuri për boten pa humbur fuqinë për të qëndruar i fortë. Ti je motivi i jetës sime, forca ime, drita ime. Dhe për këtë, une i jam mirënjohes Zotit që më ka bekuar me një familje që dikur ishte vetëm një ëndërr, por që sot është realiteti im më i bukur. Jeta me ty është çdo ditë një Shën Valentin', shkruan ajo. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ajo: 15/02/2025 07:34

    Po kush nuk do te ishte e lumtur me nje djale si Albani?Ke pasur shume fat Miriam.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 28 Mars, 18:47

    Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?



×

Lajmi i fundit

Si u hodh në erë me dinamit shtatorja e Stalinit në Tiranë, më 28 Mars 1990! Rrëfehet për 'Esencë' Bujar Nallbani: Frika dhe lumturia ime e atyre ditëve!

Si u hodh në erë me dinamit shtatorja e Stalinit në Tiranë, më 28 Mars 1990! Rrëfehet për 'Esencë' Bujar Nallbani: Frika dhe lumturia ime e atyre ditëve!