Jeta mes artit dhe detyrës, rrëfimi i poetit që punon oficer policie! Autor i 6 librave, Dashamir Malo: Çdolloj pune ka një lloj poezie brenda

‘Tingëllon e çuditshme që një oficer policie të shkruajë poezi, por nuk do të thotë gjë, poezia i përket sferes së djathtë të trurit dhe inteligjenca sferës së majtë. Poezia është një lloj arratisje, rebelimi është akt i parë i lirisë. E rëndësishme është të bësh diçka në kohë të ndërmjetme. Unë gjatë punës rutinë shkruaj dy-tre vargje’.- rrëfehet ai.

Natyrisht në rini nuk ka ëndërruar të bëhet polic. Profesioni që i dhanë në diktaturë nuk e pengoi të zhvillojë talentin.

“Ëndrra ime pas gjimnazit ishte të vazhdoja për pikturë, por rrethanat e donin që të shkoja në atë shkollë. Unë jam krenar për organizatën ku bëj pjesë. Çdolloj pune ka një lloj poezie brenda. Puna në polici duket hermetike, por nuk është kështu pasi ka shumë oficere policie që lexojnë libra, dhe në tavolinat tona jashtë punës flasin për poezinë, artin.

Si përmetar i rritur në Sarandë, Dashamir Malon e ka frymëzuar si mali ashtu dhe deti.

“Motivet e para janë të vendlindjes, si mali, lisi, deti. Unë në fillesat e mia e kam quajtur Sarandën “një dritare e kaltër”. S’mund t’i zhbëjmë këto pallate që janë ndërtuar vitet e fundit, gjithsesi Saranda do të mbetet “një dritare e kaltër”.

Poezitë e tij janë përfshirë në disa antologji poetike në gjuhën shqipe dhe gjuhë të huaja. Midis tyre vlen të përmendet “Na bashkon një det” (Un mare ci unisce), botuar në Itali në vitin 2017. Ai ka një kontribut të veçantë dhe ne organizimin e aktiviteteve pasi çdo vit ka sjellë në Sarandë poetë nga mbarë bota, të cilët mund të quhen pa frikë “ambasadorë të kulturës sonë”.

“Në 2023 iu përkushtova Festivalit Poetik ‘Takohemi në jug’ me pjesëmarrjen e 400 poetëve. Në këtë event, i pari i këtyre përmasave, morën pjesë poetë nga vende të ndryshme të botës, si Argjentinë, Gjermani, Kosovë, Spanjë, Itali, Greqi, Poloni, Francë, Maqedoni e Veriut, etj.  Ata janë ambasadorë që e shpërfaqin kulturën tonë në botë”.

Midis vlerësimeve që ka marrë poezia e Dashamir Malos vlen të përmendet Çmimi i Parë, për ciklin me poezi, “Ylberë të rremë”, në Konkursin e Tretë Ndërkombëtar të Poezisë që është zhvilluar në Bullgari.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?