Jeta në çift do ketë trazira, çfarë parashikojnë yjet për sot

Jeta në çift do ketë trazira, çfarë parashikojnë yjet për sot

DASHI

Të dashuruarve do ju rikthehet fuqishëm pasioni në jetën e tyre. Çdo çast ka për të qenë i mrekullueshëm. Beqarët do joshen shumë nga pamja e disa të afërmve të miqve të tyre që sapo kanë ardhur nga një vend i huaj. Gjithsesi mirë është që ata të presin pak kohë para se të bëjnë deklarata. Në planin financiar do bëni përpjekje të vazhdueshme që ta përmirësoni gjendjen.

DEMI

Jeta juaj në çift do jetë plot shkëlqim sot. Do ndiheni shumë mirë pranë partnerit dhe do përjetoni vetëm emocione pozitive. Beqarët do hallakaten kot së koti dhe do humbasin kohë të çmuar që mund t'ia kishin kushtuar dashurisë. Buxhetin do e menaxhoni me shumë seriozitet dhe ekuilibri do mbizotërojë gjatë gjithë kohës. Nuk do gjendeni në vështirësi.

BINJAKET

Sot do jeni në një nga ditët tuaja më të mira ju të dashuruarit kështu që marrëdhënia me partnerin ka për t'iu ecur më së miri. Do përçoni gjithë kohës dashuri tek njëri-tjetri. Beqarëve më në fund do iu jepet mundësia për të hedhur hapat e para drejt një lidhjeje të qëndrueshme e intensive. Jupiteri do sjellë fat me shumicë në planin financiar kështu që nuk do keni aspak probleme.

GAFORRJA

Falë mbështetjes së planetëve sot jeta juaj në çift do jetë edhe më e bukur. Do jeni më në dispozicion të njëri-tjetrit dhe nuk do pranoni askënd t'iu tregojë rrugën që duhet të ndiqni. Edhe për beqarët do jetë një ditë e favorshme dhe e veçantë. Përgatituni për emocione të forta. Financat mirë do jetë t'i keni më tepër nën kujdes sepse vetëm ashtu gjendja di mbetet e mirë edhe më vonë.

LUANI

Turbullirat do mbizotërojnë gjatë gjithë kësaj dite për ju të dashuruarit. Do kapeni edhe pas gjërave më të vogla e do debatoni. Beqaret do kenë njohje, por nuk do mund të fillojnë lidhje të zjarrta. Duhet ende kohë që ata të kenë ndryshime në jetën sentimentale. Financat do arrini t'i mbani gjatë gjithë kohës nën kontroll dhe do arrini kështu pak nga pak ta përmirësoni gjendjen.

VIRGJERESHA

Mërkuri, planeti i komunikimit do ndikojë pafundësisht tek jeta juaj në çift gjatë kësaj dite. Do merreni vesh më së miri me partnerin tuaj, do sqaroni keqkuptimet dhe mund të bëni plane për të ardhmen. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme dhe pa ndonjë surprizë të madhe. Në planin financiar do i arrini të gjitha objektivat që i keni vënë vetes kështu që gjendja do mbetet e mrekullueshme.

PESHORJA

Çiftet do kalojnë një ditë të mirë sot. Nuk do këtë emocione të fuqishme , por as debate të forta. Beqarët do jenë më të privilegjuarit. Ata do mund të kenë një ditë të mbushur me njohje interesante dhe do ndërtojnë themelet e forta drejt një lidhjeje shumë të veçantë. Në planin financiar do jetë qetësi absolute. Problemet i mbeten tërësisht të shkuarës.

AKREPI

Mund të ndodhin disa incidente të vogla me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe mund të ndiheni keq në ndonjë moment. Mundohuni të reflektoni dhe të mos merrni vendime të nxituara. Beqarët do kenë mundësi për aventura kalimtare, por që do ua mbushin zemrën me gëzim. Sektori i financave do jetë i privilegjuar, por në vend që të shpenzoni pa mbarim mundohuni të hiqni disa para mënjanë.

SHIGJETARI

Sot do afroheni akoma më shumë me partnerin tuaj dhe do ndani me të edhe disa pengje të mbetura nga e shkuara. Mbrëmja ka për të qenë më e qetë. Beqarët më mirë ta lënë veten të lirë. Shumë veta do flirtojnë sot me ta, por vetëm dikush do duket interesant në sytë e tyre. Në planin financiar do keni një ditë me shumë fat dhe gjendja do jetë e kënaqshme.

BRICJAPI

Ndikimi i Hënës do jetë shumë i madh sot në jetën tuaj në çift. Do jeni më humor të mirë dhe të gatshëm për surpriza të shumëllojshme. Mundet edhe t'ia mbathni për diku larg të gjithëve. Beqarët do jenë gjithashtu me fat dhe do marrin deklarata të forta dashurie. Në planin financiar do jeni të detyruar të hiqni dorë nga disa shpenzime sepse përndryshe situata mund të dalë jashtë kontrollit.

UJORI

Sot do lindin incidente të shumta ndërmjet jush dhe partnerin kështu që në pjesën më të madhe të kohës do jeni goxha të mërzitur. Beqarët do jene më të vëmendshëm dhe më sensualë kështu që për ta gjërat kanë për të qenë shumë më të lehta sot. Në planin financiar Saturni nuk premton përmirësime të mëdha megjithatë me pak maturi nuk do keni asnjë lloj problemi.

PESHQIT

Ju të dashuruarit do keni shumë dëshirë të rrezikoni sot dhe mund të prekni mollën e ndaluar. Jo vetëm që mund te lindin debate të forta me partnerin, por do hapni armiqësi edhe me të tjerë persona. Beqarët gjithashtu nuk duhet të hedhin asnjë lloj hapi sepse do brengosen pafund. Marsi do ju nxitë të shpenzoni shuma të mëdha kështu që edhe financat do jenë delikate.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë