Afife Kasa nga fshati Suk i Roskovecit jeton në kushte shumë të vështira. 

Ajo ka dy fëmijë me probleme mendore, ndërkohë që shtëpia në të cilën jeton është tërësisht e rrënuar. 

Mundësi për të bërë një të re nuk ka. 

Ajo kërkon ndihmë për të përballuar jetesën. 

Zonja e shtëpisë thotë se ka më shumë se 20 vite që është në këtë gjendje, kohë kur burri i saj është larguar nga shtëpia. 

Afifeja ka një djalë të sëmur mendor, ndërkohë edhe vajza saj është autike.

Apeli i Afifes është për një strehë ku të fusë kokën, ajo thotë se nuk ka nevojë për ushqime, megjithëse paratë që merr për fëmijët e sëmurë i shkojnë për ilaçe, ajo thotë se do vetëm strehë. 

Nga ana tjetër Bashkia e Roskovecit ka premtuar që brenda pak kohësh kjo familje do të përfitojë nga projekti për strehim. 

Deri në atë kohë e cila nuk dihet se kur, rreziku për familjen Kasa është konstant!