‘Jeta nuk ishte një fushë me lule’, studentja në SHBA bën foton e diplomimit me prindërit në fushën ku kanë punuar fort për edukimin e saj: Ia dolëm

‘Jeta nuk ishte një fushë me lule’, studentja në SHBA bën foton e diplomimit me prindërit në fushën ku kanë punuar fort për edukimin e saj: Ia dolëm

Jennifer Rocha me prindërit e saj

SHBA- Jo çdokush e ka jetën “fushë me lule”, por ka disa të cilët duhet të punojnë një fushë me lule, për të suportuar ëndrrat dhe qëllimet e tyre.

Kjo është Jennifer Rocha, një studente e cila vendosi të realizonte fotografin e diplomimit të saj, së bashku me prindërit, në fushën ku ata kanë punuar fort që ajo të kishte një edukim të mirë.

“Unë dëshiroja të beja fotografitë në këtë fushë, sepse kjo ka bërë të mundur studimet e mia në kolegj.” tha studentja e sapo diplomuar.

Jennifer ka punuar prej moshës së adoleshencës së bashku me prindërit e saj në fushën e tyre dhe jeta studentore nuk ka qenë gjithmonë e lehtë.

Asaj i duhej të punonte, të mësonte dhe të shkonte në shkollë.

“Ka pasur raste që shkolla mbaronte vonë dhe më duhej të flija në makinë, ka qenë një rrugë e vështirë por ia kemi dalë!”, tha ajo.

Pas punës së fort, përkushtimit dhe këmbënguljes gjithmonë vjen shpërblimi.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë