Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër! Shqiptari në Itali 'fluturon' në greminë nga 40 metra lartësi dhe shpëton 'pa asnjë gërvishtje'

Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër! Shqiptari në Itali 'fluturon' në greminë nga 40 metra lartësi dhe shpëton 'pa asnjë gërvishtje'

Një mrekulli e vërtetë ka ndodhur në Savona të Italisë, ku pas një aksidenti të tmerrshëm me kamion, drejtuesi i cili ishte një shqiptar, ka mundur të dalë me këmbët e veta nga kabina e shkatërruar.

Sipas mediave italiane, shqiptari kishte humbur kontrollin e kamionit të tonazhit të rëndë që ai drejtonte dhe më pas ka rënë në një greminë së paku 40 metra .

Për shkak të inercisë, kamioni është shkatërruar dhe pjesa e kryesore e kabinës që tërheq edhe rimorkion ka rënë në greminë.  Zjarrfikësit dhe policia janë habitur kura kanë parë atë çka kishte mbetur nga kamioni dhe të shihnin shqiptarin që kishte shpëtuar pa dëmtuar. Madje ky i fundit ka dalë me këmbët e veta nga kabina dhe më pas i është drejtuar spitalit për një kontroll të detajuar.

Ndërkohë policia po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.


Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    ‘Rasti Qefalia’, a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Britania ndryshon ligjin, i jep përparësi kërkesave për azil nga shqiptarët

Britania ndryshon ligjin, i jep përparësi kërkesave për azil nga shqiptarët