Jetimët protestojnë, në ditën e tyre

Jetimët protestojnë, në ditën e tyre
KORÇË - “Na ndihmoni!,Jemi në mes të rrugëve dhe të papunë!”, me këto thirrje jetimët e rajonit të Korçës ,kanë protestuar dje në Ditën Ndërkombëtare kushtuar kësaj kategorie, duke kërkuar ndër të tjera, përmbushjen dhe respektimin e të drejtave që ju takojnë me ligj. Përballë kushteve të vështira, me të cilat përballen çdo ditë kjo kategori, ka apeluar për ndihmë, ndërsa ka akuzuar se asnjë prej institucioneve nuk ju është përgjigjur në këto 20 vjet nevojave të tyre, në strehim, punësim dhe arsimim.

“Jemi në gjendje të vështirë, do i heqim fëmijët nga shkolla, na detyrojnë kushtet edhe kur i nxjerrim të lypin. Ne marrim rreth 5 mijë lekë në muaj, çfarë të bëjmë me kaq lekë? Eshtë turp, punë nuk ka, por janë dhe racistë. Na shohin nga ngjyra e lëkurës. I lutemi shtetit, të verë dorë për të gjithë jetimët, pasi jemi në rrugë të madhe”, shprehet, Lili Shirgu një gjyshe që rrit dy jetimë. “ Kam 14 vjet që rrit dy fëmijë e vetme.

Nuk kam asnjë ndihmë. Jam e papunë dhe jetoj me qira”, shprehet, Ida Taci nga Maliqi. Protesta e jetimëve para shtëpisë së foshnjës, “Lulet e Vogla”, ku gjithashtu rriten fëmijë të braktisur, është organizuar nga shoqata e jetimëve në Korcë, nga drejtuesit e së cilës është pohuar gjendja e vështirë. Sipas sekretares së shoqatës, Boralda Merollari vetëm në rajonin e Korcës numërohen 4900 jetimë, 2900 prej tyre janë të papunë dhe pa strehim.

Një problematikë tjetër është dhe mungesa e një zyre, ku kjo kategori mund të drejtohet, ndërkohë që prej më shumë se një viti takimet kryen në lulishte dhe lokale. “Në qarkun e Korçës numërohen rreth 4900 jetimë, ku 2900 prej tyre janë të papunë dhe pa strehim. Ndërkohë nuk ka dhe një zyrë ku kjo kategori të drejtohet për probleme. Prej një viti i kryejmë takimet në terren, lulishte ose lokale.

I bëjmë apel shtetit ta ndihmojë këtë kategori, jo të kujtohen vetëm për votë” u shpreh Boralda Merollari. Gjendjen e mjeruar të jetimëve e ka pohuar në këtë ditë edhe nënkryetari i bashkisë, Sotiraq Filo, i cili premton mbështetje. Në Ditën Ndërkombëtare kushtuar Jetimëve, në qytetin e Korcës Bashkia ka ndarë dhurata për fëmijët e shtëpisë së foshnjës,”Lulet e Vogla”.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.05.2013

Redaksia Online
(b.m/sqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G