TIRANE - Shoqata e Jetimëve ashpërson gjuhën me institucionet qeveritare pas mungesës së bisedime për zgjidhjen e çështjeve të jetimëve.

Kreu i shoqatës së Jetimëve Kadri Aliaj (ne foto) tha sot për Tv A1 Report se edhe jetimët do të ndjekin rrugën e grevës së urisë nëse nuk plotësohen detyrimet e statusit. Sipas Alisë në ambientet e konviktit të shkollës Teknologjike jetimët do të hyjnë në grevën urie ditën e martë nëse nuk do të dialogohet me kryeministrin për plotësimin e kërkesave.

“ Duke parë gjendjen prej 21 vjetësh, duke parë moszbatimin e statusit që prej vitit 1996 në mbrojtje të të drejtave të jetimëve të Shipërisë. Duke marrë shkas se jetimët prej 4 ditësh u mungon energjia dhe ata jetimë vajza djem me fëmijë të vegjël që janë atje janë pa ujë e pa drita atëherë u vendos që të fillohet një grevë urie. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së kryesisë së shoqatës kombëtare të jetimëve Shqipërisë dhe këshilli kombëtar në bashkëpunim me 52 jetimët që jetojnë këtu."

Aliaj shtoi se në ceremoninë e rikonstruksionit të shtëpisë së fëmijës "Zyber Hallulli" kishte tentuar t'i komunikonte shqetësimin  kryeministrit, por ky i fundit i kishte thënë se do e takonte një ditë tjetër, por sa ishte i vërtetë ky premtim nuk dinte.

" Unë me detyrën që më kanë ngarkuar me pak insistim dhe ndoshta pa edukatë i dola kryeministrit përpara i dhashë dorën dhe i thashë më dëgjo për një shqetësim. Më tha se do të të takoj, por s’e bëri nejse, tjetër muhabet, atëherë i thashë znj Liri Berisha. Thashë presim nga kryeministri të reagojë, te negociojë para se të fillojë greva ndryshe fillojmë grevën. Ne mendojnë diku nga dita martë ose e mërkurë"- tha Aliaj

Ndërkohë, Ministri i Punës Spiro Ksera deklaroi se "është i gatshëm dhe i hapur për negociata ndërsa thotë se shoqata e jetimëve mund të jetë duke u ndikuar nga politika."

Kjo është dita e dytë brenda javës që shoqata e Jetimëve ngre zërin për këtë kategori. Pak ditë më parë Aliaj tha se jetimët që banojnë në konviktin e shkollës Teknologjike janë pa energji elektrike prej një jave pasi Shërbimi Social Shtetëror nuk ka paguar faturën e energjisë elektrike ndaj CEZ-it.

Jetimët janë ndër kategoritë më të margjinalizuara. Për ta ka një status të miratuar nga Kuvendi por që iu ofron pak gjë. Jetimët që dalin nga institucionet pas moshës 18 vjeçare mbeten në mes të katër rrugëve pa mundësi strehimi dhe punësimi. Sipas statusit të jetimit Qeveria duhet të mbështesë strehimin dhe punësimin e tyre pro në vërtetë jetimët mbeten nëpër konvikte dhe pa punë pasi dalin nga qendrat e rritjes së jetimëve.


Presioni i shoqatës për grevë urie bëhet në ditën kur vendi kremton ditën e Lumturimit të Nënë Terezës, humanistes së madhe që iu erdhi në ndihmë qindra e mijëra jetimëve në Indi.
(r.d/sg/shqiptarja.com)