ITALI- Hasmi e kërkonte në Mahmurras për ta hequr qafe, kurse ai dhe banda e 7 shqiptarëve shfrytëzonte mbi 20 femra si prostituta në Novoli të Italisë. Kjo është historia e Jetmir Llanit, “tmerrit të Mahmurrasit”, 34-vjeçarit që për t’u hakmarrë ndaj vrasësve të djalit 9-vjeçar, ekzekutoi babain e vrasësve dhe më pas njërin prej vëllezërve Shkreta. Tashmë ai ndodhet në Shqipëri, pasi u ekstradua në janar nga Italia, ku u kap, teksa strehohej tek miqtë, që në këtë rast i bie të qenë qenë tutorët e tjerë dhe kur karabinierët iu afruan për ta prangosur, ai u tregoi fotografinë e djalit të vrarë. Atij tashmë pritet t’i komunikohet zyrtarisht akuza e “shfrytëzimit të prostitucionit”, nëpërmjet autoriteteve italiane, të cilat do t’i dërgojnë një letër-porosi të posaçme Ministrisë së Drejtësisë. Në Shqipëri, Llani akuzohet për 2 vrasje dhe vetëm pasi të ketë kryer dënimin këtu, mund t’i hapet rruga procedurës për ta ekstraduar në Itali.
Haraçi për trotuarin
Hetimet e operacionit “Travel sex” zgjatën 15 muaj, ku për shfrytëzim prostitucioni në Novoli, u arrestuan 7 shqiptarë mes 21 dhe 34 vjeç. Ky grupi kishte në “pronësi” të paktën 20 prostituta, të gjitha 18 deri në 30 vjeçe, të cilat i nxirrte në trotuaret e rrugës “Guidoni”, në very të Firences, ku i detyronin t’u paguanin nga 50 deri në 100 euro në ditë. Nëse gratë refuzonin, ata i rrëmbenin dhe i detyronin të hipin në makina, duke i kërcënuar me armë. Gratë ishin të detyruara të paguanin në bazë të numrit të klientëve të tyre, gjatë një dite të zakonshme. U sekuestrua një pistoletë e kalibrit 6,35, e modifikuar dhe rreth 7 mijë euro.
“Firenzetoday.it" shkruante dje se hetimi filloi në shtator 2012, i kryesuar nga zëvendëskomisari Erminia Del Prete. “Ky grup kriminal, në fakt kishte fituar një lloj pronësie në të gjitha zonat përgjatë rrugës Guidoni, duke lëshuar lejë të vërtetë për prostitucion në zonë”-thuhet në urdhërin e burgimit me arrest, të lëshuar nga hetuesja Erminia Bagnoli dhe gjyqtari Leopoldo De Gregorio. Nga mijëra orët e përgjimit, janë zbuluar edhe detaje që inkriminojnë grupin. Në pranga kanë Hasim Biku, 21 vjeç, Klinsman Ivanaj, 23 vjeç, tashmë në “arrest shtëpie” për “vrasje në tentative, Shkëlzen Guri, 29 vjeç, Renato Çeta, 29 vjeç dhe Aldo Memushai 27 vjeç, që besohet të jetë kreu i organizatës kriminale.
Llani dhe vrasjet në Mahmurras
Jetmir Llani është prangosur më 20 nëntor 2012, teksa udhëtonte me një makinë në Firence të Italisë. Aty ai u tregoi policëve foton e të birit që është vrarë nga anëtarët e familjes Shkreta. Jetmiri, në kryeqytetin toskan ka një numër të madh miqsh si dhe një të afërm, te i cili kishte jetuar kohët e fundit, teksa ndodhej në kërkim. Tashmë, konfirmohet fakti se Llani ishte “i angazhuar” në grupin e prostitucionit. Ai u ndal në lagjen “Viale Belfiore” të Firences. Mediet italiane thanë se në çastin e arrestimit Jetmiri nuk lëvizi as qepallën. Ai tërhoqi një foto të djalit të tij nga portofoli dhe ua tregoi atë policëve duke u thënë: “Ai nuk jeton më”. Më 5 qershor, djemtë e familjes Shkreta përgatitën atentatin ndaj ish-shokëve të fëmijërisë.
Rreth orës 14:00 Muharrem Llani, 22 vjeç, bashkë me kunatën kishte marrë në shkollë në qytetin e Mamurrasit nipin 9 vjeç dhe fëmijë të tjerë dhe po kthehej me makinën e tij “Ëosksvagen” në shtëpi, në Shpërdhet të Kurbinit. Në afërsi të Urës së Drojës, në Fushë-Mamurras u është zënë pritë nga dy vëllezërit. Endri 9 vjeç ndërroi jetë brenda pak minutash, ndërsa xhaxhai u plagos. Autorë ishin vëllezërit Altin dhe Oligert Shkreta, të cilët u arrestuan. Më 19 korrik Mark Shkreta, 71 vjeç, babai i dy djemve të akuzuar për krimin ndaj 9-vjeçarit u ekzekutua në mes të Tiranës, në rrugën “Hoxha Tahsim”. Në të njëjtin vend ku u vra 9-vjeçari Endri Llani, më 5 tetor 2012, humb jetën në pritë 31-vjeçari Gentian Shkreta dhe plagoset i vëllai, Emanueli, 29 vjeç. Llani, dyshohet se i ka zënë pritë.
Shkrimi u publikua sot (17.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com