Jetoi luftën e Dytë Botërore dhe fitoi betejën me COVID, 90-vjeçarja në Repolitix: S'kisha frikë, ia dola se e kapa në kohë, më bënë hyzmet

Nife Pecaku fitoi betejën me koronavirusin. Nënë Nifja, 90-vjeçe që ia doli rrëfen sesi u gjend përballë me COVID-19. Në një lidhje skype me Report TV, në emisionin Repolitix, kjo gjyshe e plot nipërve dhe mbesave nga Hasi i Kukësit tregon frikën dhe fitoren me COVID-19, pavarësisht moshës. Ajo tregon se është rritur në kohë lufte por për të kjo nuk ka qenë lufta më e madhe e jetës.

''Shumë jam sot. Në familjen time se ka pasur askush, vetëm nga disa persona ndër shokë. Unë nuk jam takuar por vjen edhe pa u takuar. Kam pasur probleme 7 ditë. E kam kaluar në formën më të lehtë. Kur u shtrova më vunë oksigjenin derisa u shërova nga frymëmarrja. Në trup ndjeva dhembje. Kisha kollë, frymëmarrje të vështirë, koka më dhimbte copa-copa. Vuaj nga diabeti dhe dhembje beli. Mendova se kisha veshkat, por doktori më ka thënë ftohje muskulore. Unë nuk u frikësova, bash hiç.

Kam qenë e vogël dhe kam kaluar grip. Fruth dhe kollën e mirë me të dalë shpirti për tre muaj. Kam kaluar më shumë vështirësi vite më parë. Asgjë me vitin që kam kaluar kollën e mirë. Në spital më bënë hyzmet shumë. Më bënë shërbim në kohë dhe ushqimin në kohën që unë ushqehem. Edhe në shtëpi djali ma bën bukën me të gjitha gjërat e mira.Kam jetuar mirë vite më parë. Kam kaluar mirë edhe në familjen e burrit. Ia dola unë, ia dola mirë se erdha në kohë dhe u gjet ilaçi në kohë. Mesazhi im për bashkëmoshatarët është të mbajnë rregullat sikur thojnë të gjithë dhe dalin me sukses''-rrëfeu 90 vjeçarja e shëruar nga COVID-19.

90-vjeçarja fitoi betejën e saj me virusin duke na treguar të gjithëve se pavarësisht moshës ajo ja doli dhe sot po gëzon 'jetën e dytë'. Lajmin e mirë e bëri publik vetë kryeministri Rama, i cili i uron asaj 120 vite të tjera jetë e shëndet të plotë. Pas paraqitjes së këtij rasti, spitali i Kukësit u vu në alarm pasi një infermier i urgjencës rezultoi pozitiv me Covid-19, duke u bërë rasti i parë me koronavirus në Kukës. I kontaktuar mga Repolitix, infermieri që pati kontakt me 90-vjecaren e shëruar nga Hasi është në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Ai i dha ndihmën e parë të moshuarës ndërsa i shërbeu bashkë me mjekët e tjerë të personelit mjekësor. Një javë më pas ai pati simptomat e para ethe dhe temperaturë deri në 37.1 gradë celsius. Ai i tha Report TV se nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese dhe se tashmë është në vetëkarantinim. Burimet thonë se do t’iu bëhet tampon për 25 infermierë dhe 10 mjekë të spitalit të Kukësit, të cilët kanë pasur kontakt me infermierin.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • web: 14/04/2020 20:59

    Kur ti keni maru rrenat na jepni na i sinjal te pakten,kjo plaka ka qene e infektume nga virusi rrensseehan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)