Jetojnë në mes të ujërave të zeza, banorët e pallatit nr.10 në Lezhë ngrihen në protestë: Shkarkohen nga banesat private, bashkia të gjejë zgjidhje

Banorët e pallatit numër 10 në lagjen "Skëndërbeg" të qytetit të Lezhës janë ngritur në protestë! Ujërat e zeza të banesave private shkarkohen pranë këtij pallati, i cili ndodhet ngjitur me prefekturën dhe Bashkinë e Lezhës.

Kjo situatë e cila vijon prej muajsh ngriti në proteste banoret të cilët thonë se bashkëjetesa me ujërat e zeza është kthyer në shqetësim të madh për ta.

“Problem është për ne, se ndotja  e ambientit nuk durohet. Nëse nuk marrin masa ne jemi të detyruar që t’i marrim ato tubat me një pompë dhe t’ua sjellim të dera. Era është e padurueshme”, tha banori.

Janë ankuar zyrtarisht tek institucionet përgjegjëse, por asnjë masë nuk është marrë për ti dhënë zgjidhje problematikës tregojnë banoret.

“Kemi 1 vit e gjysmë që ankohemi dhe s’kanë marrë masa për ti vënë në vendin e duhur. I kemi bërë kërkesë me shkrim Pjerin Ndreut, Zef Maçit drejtorit të ujërave dhe Laureta Prengut drejtoreshës së Shëndetit Publik. Na kanë kthyer përgjigje dhe s’kanë marrë asnjë masë. Të paktën ka kishin dëgjuar me një gjobë. Për një tavull duhani drejtoresha e Shëndetit publik vë 3 mln lekë gjobë, aty s’ka marrë asnjë masë”, vijo ai.

Me rritjen e temperaturave prezenca e ujerave të zeza përreth këtij pallati bëhet dhe më problematike dhe rrezik epidemie, ndaj kërkohet që të gjendet sa më parë zgjidhje.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja