Jetonin në mjerim, Balla i dhuron çelësat e shtëpisë së re familjes Hunçi në Skroskë

Prrenjas- Familja Hunçi në Skroskë të Prrenjasit jetonte në kushte ekstreme varfërie. Shtëpia e shkatërruar mund të shembej nga një moment në tjetrin dhe të rrezikonte dhe jetën e dy bashkëshortëve. Me angazhimin e Kryetarit të të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, banorëve të fshatit dhe të bizneseve që u solidarizuan, kjo familje gëzon një shtëpi të re dhe dinjitoze.

Balla dhe deputeti Nuri Belba ishin pranë familjes Hunçi në Prill të këtij viti dhe pasi panë gjendjen alarmante u angazhuan së bashku me kryetarin e fshatit, banorë e biznese për t’i ndërtuar kësaj familje një shtëpi të re. Tashmë, pas pothuajse 7 muajsh, familja Hunçi në Skroskë të Prrenjasit jeton në kushte normale.

Në fjalën e tij, Balla falenderoi deputetin Belba për angazhimin dhe të gjithë firmat private që kontribuan për ndërtimin e shtëpisë.

"Vëmendja jonë është për njerëzit dhe nuk ka gjë më të rëndësishme për një familje shqiptare sesa një shtëpi. Kushtet e shtëpisë së vjetër me të renë nuk kanë të krahasuar. Fshatin Skroskë unë e marr gjithmonë si shembull për organizimin shumë të mirë, faleminderit të gjithë banorëve të Skroskës. Do të kishte qenë mirë që edhe Bashkia të kishte dhënë kontributin e vet, por kjo nuk është diçka që na takon ta diskutojmë sot"

Taulant Balla

Edhe për deputetin Nuri Belba kontributi që i kanë dhënë banorët e Skroskës njëri tjetrin është për t’u vlerësuar. Premtimi që ju dha familjes Hunçi u bë realitet dhe kjo falë kontributit të të gjithë banorëve të zonës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Fjala kryesore e vitit 2024 në raportin 'Carta di Roma' është 'Shqipëria'

Itali/ Fjala kryesore e vitit 2024 në raportin 'Carta di Roma' është 'Shqipëria'