Mediat kolumbiane i kanë kushtuar një artikull shqiptarit Agim Çerma i njohur si ‘Jimy’ dhe i konsideruar në vendin amerikano-latin si ‘zoti’ shqiptar i drogës.
Pavarësisht se prodhoi 2 miliardë dollarë në muaj për kartelin ballkanik, 'Jimmy' nuk kishte as makina, apo celular. Ai kamuflohej duke jetuar si një njeri thjeshtë, me shtëpi me qira dhe madje pretendonte se ishte një inxhinier civil. Madje 'Jimmy' udhëtonte vetëm me linjat ajrore të lira, dhe me automjete të shërbimit publik.
Agim Çerma u zhvendos në Kolumbi, 7 vite më parë dhe ndërtoi këtë mënyrë jetese për tu kamufluar nga policia, në mënyrë që mos të zbulohej se kush ishte në të vërtetë.
Në vitin 2014 ai arriti në Kolumbi, së bashku me gruan e tij. Ai mori me qira një shtëpi në veri të Barranquilla dhe prej andej filloi rrjetin e tij kriminal. 'La Arenosa', sipas hetimeve, i dukej atij dhe bandës, vendi ideal, pasi afërsia me portet kryesore do të lehtësonte dërgesën e sasisë së kokainës në Shtetet e Bashkuara dhe destinacionet evropiane.
Nga ana tjetër ai kishte zgjedhur të përdorte aeroportin ndërkombëtar ‘’Alfonso Bonilla Aragón’’ dhe së bashku me disa zyrtarë të tjerë aty mundësohej transporti i kokainës me charter.
'Jimy' bashkëpunoi me kartelat vendase, teksa njerëzit e tij të besuar ishin William Cruz Pérez , Pedro Antonio Penagos Londoño, Jairo Fernando Cardona López dhe Edëin Durlandy Montilla González.
Një natë para arrestimit, Jimy kishte fjetur në një hotel modest dhe kur u arrestua kishte zgjedhur që të përdorte transportin publik. Agim Çerma rezulton se në Shqipëri kërkohet për vrasje kurse në SHBA për trafik droge.
Agim Çerma ra në prangat e policisë pas njuë operacioni të agjencisë amerikane DEA, i akuzuar për trafik droge. Mediat e huaja raportuan se shqiptari i arrestuar ishte koka e grupit kriminal, ndërsa njihej me pseudonimin 'Jimmy'.
Paratë që u konfiskuan nga organizata kriminale
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2078
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shisnin kokainë dhe kanabis në qytetin e Vlorës, 2 të arrestuar
26 Janar, 12:50
-
Tiranë/ Babë e bir arrestohen për armë dhe kokainë në shtëpi! 76-vjeçari tentoi të hidhte drogën në lavaman, ndërsa pistoletën e hodhi nga ballkoni (EMRAT+VIDEO)
26 Janar, 12:03
-
Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 11 kg kokainë në autostradën e Bolonjës! Nervozizmi tradhtoi 25-vjeçarin, vlera e drogës rreth 1 mln euro
25 Janar, 22:35
-
Tentoi të trafikojë në SHBA 1 ton kokainë më 2023, SHBA i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e arrestuar në laboratorin e Fushë-Krujës
25 Janar, 20:23
-
Tiranë/ Shpërndante kokainë dhe hashash në zonën e “Astirit”, arrestohet 29-vjeçari! Një pjesë e drogës gjendet në biznesin e tij (VIDEO)
25 Janar, 17:00
-
Fier/ Shiste kokainë në doza në Divjakë, arrestohet në flagrancë 27-vjeçari
25 Janar, 14:23
-
Në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli për trafik armësh, shqiptari shijonte pushimet në Kolumbi, arrestohet nga policia
25 Janar, 13:24
-
Kukës/ Qarkullonte me kokainë dhe hashash në makinë, ‘Shqiponja’ prangos 24-vjeçarin
24 Janar, 17:17
-
Itali/ Kishte fshehur rreth 1 kg kokainë dhe 4000 euro cash në bodrumin e shtëpisë, lëvizjet e shpeshta tradhtojnë 56-vjeçarin shqiptar! I skeduar dhe me precedentë
24 Janar, 17:09
-
Financuan blerjen e mbi 7 tonë drogë nga Kolumbia për në Spanjë, EUROPOL godet kartelin shqiptar në Dubai! U sekuestruan 6,5 mln euro cash dhe 4 mln euro në makina e bizhu (VIDEO+FOTO)
24 Janar, 15:46
-
Tiranë/ Shisnin kanabis dhe kokainë, arrestohen dy të rinjtë! Policia sekuestron edhe 10 mijë euro (EMRAT)
24 Janar, 14:53
-
Itali/ Po trafikonte mbi 3 kg kokainë me ‘Mercedes Class’ në autostradë, arrestohet korrieri shqiptar! Vlera e drogës së 26-vjeçarit 300 mijë euro
23 Janar, 16:07
amerika arreston ameriken
PërgjigjuBeji te fala El Chapos,se do jeni bashke per nje kohe shume,shume te gjate!!
Përgjigju