Një burrë i moshuar është gjetur sot i pajetë në banesën e tij në lagjen 12 të qytetit të Korçë.

Sipas informacioneve paraprake, kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë, pasi nuk kishin marrë asnjë përgjigje nga 84-vjeçari prej disa ditësh. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses, të cilat bënë të mundur hapjen e derës së banesës ku jetonte i moshuari. 

Mësohet se 84-vjeçari jetonte i vetëm dhe ishte i pamartuar. Ky nuk është rasti i parë i një të moshuari që humb jetën në kushte vetmie në qytetin e Korçës, një fenomen që është përsëritur edhe më herët.

Policia ka nisur veprimet procedurale për zbardhjen e rrethanave të rastit, ndërsa paraprakisht nuk raportohet për shenja dhune.