Aktori i njohur i Hollywood me origjinë shqiptare, ka treguar edhe njëherë se është krenar për rrënjët e tij. Jim Belushi ka ndarë në rrjetet sociale disa momente ka vizita e tij e fundit në Shqipëri në vitin, 2007.
'Duke u rritur në Chicago si i biri i një emigranti shqiptar është interesante të kthehesh prapa dhe të kuptosh se sa shumë më ka formuar. Duke u kthyer pas në vitin 2007, isha shumë me fat që isha i ftuari i veçantë i Kishës Ortodokse Shqiptare. I dua rrënjët e mia. Ju mund të shikoni se se si kanë shkuar festimet e asaj nate”, shkruan 64-vjeçari në Instagram.
Së fundmi ai është larguar nga ekrani dhe po i dedikohit kultivimit të kanabis për prodhimin e lëndëve medicinale.
i do kur pi hashash apo me zemer edhe fresh?
Përgjigju