Veliaj: Muajin tjetër, aktori i njohur shqiptar Jim Belushi viziton Tiranën

Veliaj: Muajin tjetër, aktori i njohur shqiptar Jim Belushi viziton Tiranën

Aktori Jim Belushi

Aktori i njohur me origjinë shqiptare, Jim Belushi do të vizitojë Tiranën muajin e ardhshëm. Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi me sipërmarrës të huaj në Tiranë. Ai tha se ky është moment i shkëlqyer për të vizituar kryeqytetin shqiptar.

“Tirana është këtë vit Kryeqyteti Europian i Rinisë. Është një moment i shkëlqyer për të ardhur në Tiranë. Kemi patur mbi 1 mijë aktivitete kulturore artistike. Ne sapo organizuam Festivalin e Dua Lipës në Tiranë, Rita Ora kishte koncertin e saj po ashtu. Muajin e ardhshëm do vijë edhe Jim Belushi në Shqipëri. Edhe ai i është shqiptar,” u shpreh Veliaj.

Veliaj tha gjithashtu se aktivitetet e shumta në kryeqytetin shqiptar kanë krijuar një energji pozitive që vihet re nga kushdo që po e viziton.

“Ne ndoshta nuk jemi vend aq i madh si disa të tjerë, por jemi origjinalë. Jemi një vend i bukur, me energji pozitive. Çdo qytet mund të ndryshojë, çdo shoqëri mund të ndryshojë, çdo vend mund të ndryshojë, por që qytetet të ndryshojnë duhet vendosmëri, disiplinë dhe një dozë e madhe kreativiteti”, u shpreh Veliaj.

Sipërmarrësit u mblodhën nga YPA Albania, një organizatë pjesë e të cilës janë mbi 28 mijë liderë që takohen çdo vit për t'u forcuar e për të përmirësuar botën e biznesit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale