Banorët e Bashkisë Maliq dolën këtë të diel në protestë kundër reformës së re territoriale, e cila parashikon bashkimin e kësaj bashkie me Bashkinë e Korçës.

Dhjetëra qytetarë u mblodhën përpara godinës së Bashkisë Maliq, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj ndryshimeve të propozuara nga PS në hartën administrative.

Protestuesit kërkuan që Bashkia Maliq të ruajë statusin e saj si njësi vendore më vete, duke argumentuar se bashkimi me Korçën do të dëmtonte përfaqësimin dhe interesat e komunitetit lokal.

Gjatë protestës, pjesëmarrësit deklaruan se nuk do të tërhiqen nga kjo kauzë dhe paralajmëruan vijimin e ‘betejës’ deri në tërheqjen e çdo propozimi që cenon ekzistencën e Bashkisë Maliq si njësi administrative e pavarur.

Ndër të tjera protestuesit shprehën keqardhje dhe zhgënjim për mungesën e punonjësve të administratës së Bashkisë Maliq në protestë.

Sipas tyre, kjo çështje i prek të gjithë dhe kërkon angazhimin e çdo institucioni dhe qytetari në mbrojtje të statusit të bashkisë.


Lajmi kryesor:

Banorët e Maliqit kundër Reformës Territoriale: Jo bashkim me Korçën! Ne, kurban i politikës (VIDEO)