Aktori Paul nuk ndodhej nën efektin e ndonjë droge apo alkoolit gjatë çasteve të aksidentit. Ky ka qenë rezultati i ekspertizës më të fundit mjeko-ligjore  post-mortem.

Sipas raportit makina e tyre, tip “Porsche”, ishte duke udhëtuar  me një shpejtësi të madhe  kur goditi një shtyllë dhe mori flake në Kaliforni.

paul walker

Vdekjet e dy personave janë cilësuar si aksidentale ndonëse mësohet se hetimi ende nuk ka përfunduar. Paul Walker ishte mjaft i njohur  për rolin e tij në sagën “Fast and Furious”.

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)