TIRANE- Shqipëria nuk do të jetë këtë vit pjesë e sesionit te 9 të Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, pavarësisht se ftesa për pjesëmarrje , ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë për kryetarin e Kuvendit Ilir Meta.
Kjo mbledhje mbahet në një moment delikat kur Shqipëria pret të jetë pjesë e BE dhe pse refuzimi për tu bërë palë, zyrtarisht nga ana e kuvendit , nuk ka lidhje me këtë proces.
Këshilltari për Politikën e Jashtme i Kryetarit të Kuvendit, Ralf Gjoni, në një intervistë për A1 Report, ka shpjeguar se mungesa e Shqipërisë këtë vit lidhet me mungesen e buxhetit dhe axhendën e ngjeshur të kryetarit të Kuvendit
"Ne nuk e kemi refuzuar këtë pjesë, thjesht Parlamenti nuk ka marrë dot pjesë në këtë aktivitet multirateral, ashtu siç nuk kemi marrë dot pjesë as në asamblenë Parlamentare të Unionit për Mesdheun që është zhvilluar në Jordani disa javë më parë, apo si nuk kemi marrë pjesë dhe në disa aktivitete të tjera. Sepse për shkak të kufizimit të buxhetit dhe të axhendës tejet të ngjeshur jemi të detyruar që edhe të jemi përzgjedhës përsa i përket pjesëmarrjes në shumë aktivitete shumëpalëshe, duke përqëndruar kështu aktivitetin e diplomacisë parlametare të Kuvendit në ato vende që kanë prioritet imediat përsa i përket axhendës së politikës së jashtme të Shqipërisë," tha Gjoni.
Pavarësisht kësaj ,Gjoni pohon se marrëdhënia me këtë organizatë duhet rishikuar në të ardhmen, kur sipas tij Shqipëria nuk ka qene asnjëherë 100% pjesëmarrëse në këtë organizatë.
Ralf Gjoni thotë se Shqipëria e ka pare gjithmonë pjesëmarrjen në këtë organizatë si mundësi për të lobuar për njohjen e mëtejshme të pavarësisë së Kosovës.
"Ne kemi marrë pjesë në të kaluarën. Ka një marrëdhënie me këtë organizatë që ndoshta duhet riparë në të ardhmen, që do të thotë se mesa jam i informuar ne jemi vend anëtar pas kërkesës tonë në 1992 për tu anëtasëruar në këtë organizatë, por pjesmarrja e Shqipërisë në OBI nuk është ratifikuar asnjëherë nga Parlamenti shqiptar, gjë që krijon disa pikëpyetje dhe hedh disa dyshime lidhur me anëtarësinë 100% të Shqipërisë në këtë organizatë për bashkëpunimin islamik. Mendoj që kjo është një pyetje që duhet trajtuar në të ardhmen nga diplomacia shqiptare dhe nga vetë qeveria shqiptare për të parë se ku jemi me këtë organizatë dhe çfarë lloj anëtarësimi do dëshironim në të ardhmen."- thotë Gjoni.
Më 23 tetor të vitit 1992, Shqipëria ka bërë një kërkesë ku kërkonte pjesëmarrje me të drejta të plota në Organizatës për Bashkëpunimin Islamik. Por Parlamenti Shqiptar nuk e ka ratifikuar ndonjëherë me votë një pjesëmarrje të Shqipërisë në këtë organizatë.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com