Jo më letër për mjekët, receta
vizita,referimi,gjithçka elektronike

Jo më letër për mjekët, receta<br />vizita,referimi,gjithçka elektronike
ELBASAN- Programi i Shëndetësisë Elektronike (e-Health) është ndalur në qytetin e Elbasanit ku u prezantua para drejtuesve të sistemit të kujdesit shëndetësor në vend dhe personelit mjekësor të spitalit rajonal të Elbasanit, në prani edhe të Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.
 
Programi, vlera e të cilit është 14 milionë euro, është financuar në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit Financiar ndërmjet Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Austrisë. Zgjidhja përfshin infrastrukturën e rrjetit, pajisjet hardware, zgjidhjet software për rekordet elektronike shëndetësore të integruar me liçensa për gjithë vendin, si dhe implemetimin dhe suportin e nevojshëm.
 
Objektivi kryesor i e-Health është krijimi i një platforme për një shkëmbim të standardizuar të të dhënave klinike të pacientëve, nëpërmjet adoptimit të një teknologjie që është në përputhje me standardet e fundit të BE-së dhe ofrimit të fleksibilitetit në përdorim dhe shkallëzim – duke siguruar një pajtueshmëri afatgjatë me kërkesat e BE-së.
 
“Është e domosdoshme që të përpiqemi, fillimisht, të kërkojmë me insistim përdorimin sa më shumë të këtyre hapësirave. Unë kam bindjen që nëse edhe mjekët, po sidomos edhe qytetarët, pacientët, do shikojnë interesin do ta rrisin ata shumë më tepër shfrytëzimin dhe përdorimin e këtyre.

Sepse, praktikisht, sot duhet të pranojmë që siç shtohen burimet e informacionit profesionistëve, shtohen edhe burimet e informacionit vetë qytetarëve, vetë pacientëve”
, u shpreh ndër të tjerash ministri Beqaj.
 
Kreu i Shëndetësisë theksoi, gjithashtu se, “në qoftë se ne po punojmë, nga njëra anë për të garantuar cilësi në rezultat dhe ekzaminim imazherik apo laboratorik, patjetër kjo do dojë që ky informacion, e dimë që është i sigurtë të jetë shumë më kollaj, edhe i ndashëm, edhe i aksesueshëm”.
 
Ky projekt, nga periudha Tetor 2014-Nëntor 2016, është implementuar në 79 institucione të ofrimit të kujdesit shëndetësor, në katër Spitale Universitare, 11 spitale rajonale, 25 spitale bashkiake dhe 39 poliklinika të specialiteteve.

ilir beqaj

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike