TIRANË - Kushdo që ka kaluar pranë zonës së Brrylit në kryeqytet nuk mund të mos ndeshej me një treg rrobash të përdorura të improvizuar në mes të një trotuari të madh. Nga sot kjo pamje nuk do të ekzistojë më pasi pritet që shumë shpejt të kthehet në një park publik për banorët e kësaj zone.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj njoftoi nisjen e punimeve në këtë shesh, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, të cilin e ka shoqëruar edhe me dy foto – një që tregon tregun e rrobave të përdorura, dhe e dyta punimet për ta shndërruar sheshin në një zonë të gjelbëruar dhe të shfrytëzueshme nga qytetarët.
Ashtu si dhe në cdo iniciativë që ka marrë nga dita kur u vu në krye të Bashkisë së Tiranës, Veliaj kërkon mbështetjen e qytetarëve për t’i ruajtur asetet publike.
“Mirëmengjes Brryli! Liruam sheshin me rroba të përdorura për ta kthyer në një park për banorët. Ndihmo ta ruajmë!”, shkruan kryebashkiaku Veliaj ne Twitter.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Brryli, kthehet në park për banorët">